MЁNYRA E ABDESIT

 
Kam hyrė nė kredit pėr shkollim... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 21 maj 2009
Pyetje:

Selam alejkum!

Kam hyrë në kredit për ta paguar shkollimin e tash jam duke paguar hala interes për shkollim. Nuk e kam ditur që kamata është haram. A ka mundësi të më tregoni çka të bëj tani? (Po e paguaj çdo muaj borxhin sipas mundësive.)


Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Motër e nderuar, ju keni bërë një mëkat të madh kur keni hyrë në kredit, për ta kthyer atë borxh me kamatë. I dërguari i Allahut e ka mallkuar si atë që jep para me kamatë, ashtu edhe atë që merr para me kamatë. Kamata është një mëkat shumë i shëmtuar, për të cilin duhet të pendoheni shumë shpejt dhe të pendoheni me sinqeritetin më të madh.

Nëse keni mundësi që ta paguani borxhin tuaj karshi bankës menjëherë dhe nëse kjo mënyrë ju liron nga pagesa e kamatës shtesë nga vlera e përgjithshme. Nëse me pagesën tuaj të menjëhershme nuk ndryshon gjë çështja e kamatës, atëherë paguajeni kreditin tuaj ashtu me këste derisa ta përfundoni duke mos e përsëritur asnjëherë më këtë mëkat të madh.

Ju duhet që të pendoheni sinqerisht duke u ndier e penduar për veprimin tuaj mëkatues, duhet të kërkoni faljen e Allahut dhe duhet të mos e përsërisni këtë mëkat. Këto janë tri kushtet e pendimit të sinqertë, i cili e shlyen atë mëkat.

Ju keni përmendur se keni bërë këtë mëkat pa dije, por kjo gjë aspak nuk e ndryshon dispozitën pasi mundësitë për ta ditur një dispozitë tani janë shumë të lehtësuara. Muslimani kur ndërmerr ndonjë veprim, duhet ta konsulton mendimin e Sheriatit paraprakisht duke lexuar literaturë përkatëse, apo duke pyetur ndonjë hoxhë. Si musliman e kemi për obligim të arsimohemi në fe, që mos të veprojmë haramin pa dituri, përndryshe do të ishte mirë që asgjë të mos mësojmë e ta veprojmë haramin “pa dituri”. Jo, assesi. Ne kur nuk i mësojmë gjërat elementare të fesë, bëjmë edhe një mëkat shtesë të madh dhe nuk do të dimë ta praktikojmë fenë e Allahut të Madhërishëm.

Allahu e di më së miri!



                                                           Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.