Shkruar nga Arta
|
e premte . 08 maj 2009 |
Zoti është i vetëm
Dhe duhet t'i besojmë.
Ndihmë prej Tij t'kërkojmë
dhe mëshirën që të na mëshirojë...
Zoti është Krijuesi ynë
dhe duhet t'i besojmë.
Falje prej Tij t'kërkojmë
që në rrugën e drejtë të na udhëzojë.
Zoti është Mëshirues
dhe duhet t'i besojmë.
Ai mëkatet na i falë dhe lutjet na i pranon.
Zoti sheh dhe dëgjon
Por ne s'duhet të gabojmë.
Por veç në Zotin të besojmë.
Zoti ësht një
Krijuesi i kësaj gjithësie.
Zoti ne na ruan dhe na udhëzon
dhe me çdo të mirë Ai na furnizon
të mirat e Tij nuk mund t'i numërojmë.
Por e lusim që jetën të lumtur dhe pa mëkate
në këtë botë ta jetojmë... |