Shkruar nga Ibėn Kajimi
|
e enjte. 30 prill 2009 |
Rruga për të arritur realitetin e besimit është përcjellja dhe pasimi i përpiktë i Pejgamberit.
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë:
-Realiteti i imanit (besimit) është i përbërë prej:
-Të njohurit e asaj me të cilën ka ardhur Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem.
-Të besuarit me zemër.
-Të shprehurit me gjuhë.
-Të nënshtruarit me dashuri ndaj asaj me të cilën ka ardhur Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem.
-Të vepruarit me atë me të cilën ka ardhur Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem.
-Thirrja në atë me të cilën ka ardhur Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem.
Kurse përsosshmëri e besimit është të dashurit për Allah dhe të urrejturit për Allah, të shpenzuarit për Allah dhe të ndaluarit për Allah.
Rruga për të arritur realitetin e besimit është përcjellja dhe pasimi i përpiktë i Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, dhe të mbyllurit e syve të zemrës në kthimin dhe mbështetjen tek dikush krahas Allahut, subhanehu ve teala.
|