MЁNYRA E ABDESIT |
|
|
|
"Jam ftohur, nuk shkon nė mes nesh (2) |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e shtunė. 25 prill 2009 |
Pyetje:
Allahu ju shpërbleftë për punën qe e bëni dhe ju falënderoj për përgjigjen në këtë link: http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1950&Itemid=30
- E lexova me kujdes përgjigjen tuaj, po tek ai nuk fshihet asgjë tjetër dhe me sugjeroni qe ish i fejuari të kërkojë shërimin e Allahut te ndonjë hoxhë që lexon Kur'an mirëpo problemi është se ai është në kurbet, ne nuk kontaktojmë me njëri-tjetrin dhe sa i përket familjes së tij nuk besoj se ata do ta bënin këtë gjë pra të kërkojnë shërim, sepse sikur ata e kanë dashur ndarjen tonë.
- A është e domosdoshme prezenca e tij apo ka zgjidhje tjetër?
- A është e mundur që magjia t’i kalojë pa kërkuar shërim te ndonjë hoxhë që lexon Ku'ran?
- Sa mund ta mbajë magjia në atë gjendje?
- Bashkë nuk jemi afër 1 muaj e gjysmë dhe ai nuk ka folur asgjë tash nga një i afërm kuptova se ka thënë ''shumë e rëndë qenka kjo ndarje''...e kuptoj se edhe ai e ka rëndë mos vallë është penduar...Allahu e di.
- Allahu qoftë gjithmonë me ju duke e bërë ende më të vlefshme punën tuaj.....
Përgjigje:
Motër e nderuar, ky përshkrim i juaj është shumë kontradiktor në vetvete. Unë ju kam thënë se “nëse gjendja është ashtu siç ju e përshkruani dhe nuk fshihet asgjë tjetër tek ish i fejuari i juaj përpos ftohjes që ai e ndien, është shumë e mundshme që magjia të ketë rol në atë ftohje.”. Ju më thoni se tek ai nuk fshihet asgjë tjetër dhe këmbëngulni se shkak i ndarjes është fakti se ai mund të ketë magji, ndërsa në anën tjetër thoni se familja e tij e kanë dashtë ndarjen tuaj. Pikërisht kjo është ajo që mund të fshihet. Pra ai thotë se ndihet i ftohur në lidhjen me ju, kurse realiteti mund të jetë se ai nuk ka ftohje nga ju, por mund të ketë presion nga familja apo gjëra të tjera të ngjashme (mund ta ketë dashuruar dikë tjetër më pas etj.) dhe arsyetohet se ka ftohje e jo diç tjetër.
Kështu, nëse ai vuan nga magjia dhe ndihet i ftohur pa ndonjë arsye, atëherë duhet ta ndihmojnë edhe familjarët që ai ta gjejë shërimin. E nëse ata e kanë “ftohur” nga ju, atëherë kjo gjë është bindje e tyre dhe djali ka zgjedhur ta respektojë mendimin e familjarëve e jo se ai ka ftohje reale.
Çështja tjetër është se unë të kam sugjeruar që ish i fejuari i juaj “të kërkonte shërimin e Allahut te ndonjë hoxhë që lexon Kur’an (bën Rukje) për shërimin e magjisë” dhe me këtë porosi timen nuk kam synuar absolutisht që ta aplikonte nëse ai është në vendlindje apo në kurbet. Jo assesi. Kjo gjë nuk lidhet me vendin ku jeton. Si çdo sëmundje, edhe magjia duhet dhe mund të shërohet edhe brenda edhe jashtë, andaj nuk është problem fakti pse ai jeton në kurbet. Ka hoxhallarë që dinë të bëjnë rukje në të gjitha vendet, shqiptarë dhe joshqiptarë. Kjo gjë është e thjeshtë.
Si dhe fakti se ju nuk kontaktoni, kjo gjë është e kërkuar, pasi ju nuk jeni në lidhje ligjore, që do të mund të kontaktonit. Mirëpo këto porosi mund t’ia përcillni në mënyra të ndryshme, përmjet lajmësit (mesitit), të afërmve tuaj etj.
Kërkohet prezenca e tij tek hoxha për tu shëruar.
- Magjia zakonisht bëhet për tu arritur ndonjë qëllim i caktuar i ndonjë shpirtligu, andaj ajo duhet të luftohet si ndonjë virus, që është i rrezikshëm dhe i vështirë për tu larguar. Allahu Kur’anin veç tjerash e ka bërë edhe shërues për besimtarët, andaj leximi apo dëgjimi i Kur’anit mbetet mundësia e vetme efektive për ta larguar magjinë. Magjinë mund ta largojë me Kur’an edhe pa shkuar te ndonjë hoxhë, por nëse i sëmuri lexon vet Kur’an dhe i këndon vetvetes. Këtë pakkush di dhe mund ta bëjë, andaj më mirë është të shkojë te ndonjë hoxhë.
- Derisa të arrihet qëllimi për shkak të cilit është bërë magjia. Nëse magjia është për ndarjen e një çifti bashkëshortor, ajo mbetet derisa të shërohet ose të bëhet ndarja.
- Padyshim se edhe ai e ka vështirë. Pavarësisht motivit që e ka çuar ta marrë këtë vendim, nuk është e lehtë as për atë, e të mos flasim për ty, që të ndaheni pasi që qe tre vjet keni menduar për njëri-tjetrin dhe keni krijuar dashuri e cila do të përfundonte me martesën tuaj verën që vjen. Nëse ka pasur presion për ndarje, pra e ka bërë ndarjen pa dëshirën e tij. Nëse është dashuruar në dikë tjetër, ndihet i pakënaqur për tradhtinë dhe mashtrimin e tij, e nëse ka ftohje prej magjisë, atëherë ndihet keq kur ka marrë një hap të pakontrolluar, pa e ditur arsyen e vendosjes.
Pasi ai është shprehur se e përjeton rëndë, sigurisht se është shenjë e pendimit të tij, andaj duhet shikuar mundësinë që ai ta përmirëson vendimin, duke gjetur ilaçin adekuat për motivin e ndarjes nga ju. Nëse kjo ndodh, e që e lus Allahun që kështu të ndodhë, atëherë do të zgjidhej ky problem në mënyrën më të mirë, e nëse jo, atëherë fillo të bindesh me Kaderin e Allahut dhe lute Allahun që këtë sprovë ta zëvendësojë me një zgjidhje edhe më të mirë! Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i shpërblen durimtarët.
Nëse ish i fejuari i juaj ju ka dëmtuar në një mënyrë apo tjetër dhe ju ka lënë pa kurrfarë arsye dhe pa kurrfarë faji nga ju, atëherë keni të drejtë t’i kërkoni dëmshpërblim.
- Amin, Allahu ju shpërbleftë për këtë dua të mirë dhe ju nderoftë edhe juve në dynja dhe ahiret me të mirat e Tij, jua lehtësoftë këtë sprovë dhe ju forcoftë në fenë e Tij!
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |
|
|
|
|