Shkruar nga Liridona Musliu
|
e premte. 24 prill 2009 |
Eci, dhe nuk e di nga shkoj!
Shikoj, dhe nuk di çfarë shoh!
Dëgjoj, e nuk di çfarë ndjej!
A thua, jam e mjerë!?
Lotët si valë deti më pikojnë,
E nuk mund t’i ndali tani dot!
Kujtoj të kaluarën,
Por, tash tepër vonë…!
Mendja rri e kujton
Mëkatët shumë i përkujton
E zhgënjyer, e përvuajtur,
Si të dalë nga kjo botë!?
A thua, a do ketë ilaç,
Për këto sëmundje që më kaplojnë?
A thua, për këto mëkate,
Ka pendim tek i Madhi Zot?!
Turpërohem se si eci në këtë Tokë.
Ngurroj dhe atë që ha nga kjo Botë.
Të gjitha këto mirësi nga Allahu
Vallë, po di unë t’i shfrytëzojë!?
Ja, dhe perëdoi dielli,
Shkoi dhe kjo ditë.
Po vjen dhe nata
Dhe vie një zë e thërret “Eja, koha për pendim“.
Duhet të përulem
Para teje, o i Madhi Allah!
Dhe të bie në sexhde
Të falënderoj që më la ende gjallë.
Kohë tani më shumë, pas pendimit tim
Kohë më shumë për përkujtim e falënderim.
Njëkohësisht dhe më shumë sexhde
Për ty, o Allahu im!
Kam frikë…! Prapë kam Frikë!!!
Si do të dalë para teje, o Allah!
Me këto gjynahe,
Ndaj teje që kam bërë!
Të lus, o Zot i botëve,
Prano pendimin tim!
Ti je Mëshirues e Falës nuk ka dyshim,
E unë jam robëresha e varfër, që ka nevojë për Ty!!! |