MЁNYRA E ABDESIT

 
Gjithėshikuesi - (El Besir) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e martė. 21 prill 2009


“Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.”

 







Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, Allahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua tek Allahu; prandaj Allahu e dëgjon bisedën tuaj, Allahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.”  Muxhadele, 1.

EL BESIR - GJITHËSHIKUESI, shikimi i të cilit përfshin çdo gjë në tokë e në qiej, madje edhe gjënë më të fshehur në to. Sheh madje zvarritjen e milingonës së zezë në gur të fortë (të ngurtë) në natë të errët. I sheh të gjitha pjesët e saj të dukshme e të padukshme. Sheh lëvizjen (ecjen) e ushqimit në pjesët e saj të holla. Sheh lëvizjen e ujit në degët e drunjve dhe të gjitha pemëve me të gjitha llojet e tyre të vogla e të holla. Sheh damarët e milingonës, bletës dhe mushkonjës, madje edhe më të vogla se këto. I Lartësuar qoftë Ai që flitet për madhështinë e Tij, madhështinë e cilësive të Tij, për përsosmërinë e Tij, butësinë, për Diturinë e Tij për gjëra të fshehura (gajbin) dhe të dukshme, për të pranishmet dhe jo të pranishme. Sheh lëvizjen e qerpikëve të syve, sheh lëvizjen e zemrave.
Allahu i Lartësuar thotë: “I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.”  Shuara, 218-219.
Gjithashtu thotë: “Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.”Gafir, 19.  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.