A lejohet me ngrėnė ushqimin nė enėn ku ėshtė pėrgatitur mishi i derrit? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e premte . 10 prill 2009 |
Pyetje:
Es-selam alejkum!
A është e lejuar me ngrënë ushqimin i cili përgatitet në të njëjtën enë në të cilën përgatitet edhe mishi i derrit?
Përgjigje:
Alejkum Selam ve Rahmetullah!
Mishi i derrit, sikurse çdo gjë prej tij është e papastër dhe duhet të ikim prej papastërtisë së tij, e të mos flasim për të ushqyerit me të. Sa i përket enës, në të cilën përgatitet mishi i derrit, lejohet të përdoret për të përgatitur në të ushqim, por pasi të pastrohet mirë nga përgatitja e derrit. Natyrisht ky lejim është i mbështetur në argument, por nëse ka mundësi që të përdoret ndonjë enë tjetër dhe nuk jemi të detyruar ta përdorim atë enë, atëherë urrehet përdorimi i saj, jo për shkak të papastërtisë, sepse ajo veç është pastruar, por për ta demonstruar urrejtjen e derrit edhe në këtë formë.
Ebu Tha’lebe El-Hushenij thotë: “Erdha te i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i thashë: “O i dërguari i Allahut, ne jetojmë në një vend të Ehli Kitabit (hebrenjve dhe krishterëve) dhe ushqehemi në enët e tyre..., a të hamë nga enët e tyre? I dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: “Pasi përmende se banoni në mesin e Ehli Kitabit dhe hani në enët e tyre, nëse gjeni enë tjera, mos hani në enët e tyre, e nëse nuk gjeni, atëherë lani ato, pastaj hani në to!” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)
Dijetarët thonë se për përdorimin e enëve ku mund të jetë përgatitur mishi i derrit, apo diç nga produktet e tij kushtëzohet pastrimi i tyre. Kurse kushtëzimi i përdorimit të tyre në mosekzistencën e tjerave, nuk është thënë në formë obliguese, por është mirë të largohemi nga gjithçka që lidhet me derrin, duke përfshirë edhe enët ku përgatitet mishi i tij, për ta shprehur në këtë mënyrë urrejtjen ndaj tij, e jo se ushqimi i përgatitur në ato enë pas pastrimit të tyre është i ndaluar.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |