Shkruar nga Shpresa Coma
|
e shtunė . 21 mars 2009 |
O Allah Fuqiplotë,
Ty po të drejtohem me lot në sy
O Mëshirues, mëkatet që i kam vepruar m’i falë,
se me të vërtetë Ti je falës e mos më dëno!
El-Melik, dita po afrohet, Ty do të takojmë
Të lutem Ty, të më forcosh nga frikësimi i asaj dite!
Es-Settar, atë ditë të këqijat m’i mbulo!
Atë ditë robin tënd mos e harro!
El-Gaffar, je i vetmi që mund të më falësh
Edhe nëse mëkatet e mia janë si një mal
El-Mu’min, mos më lësho, por dinin tim ma plotëso!
Edhe pse shumë gjatë jetës gaboj.
El-Alim, Ti je I vetmi që e din
Se kur Meleku i vdekjes tek unë do të vijë
Ja Aluahab, të lutem që fjalë e fundit në këtë jetë
Shehadeti e më pas të mbyll sytë e qetë!
El-Muizz, Ti je El-Kebir,
El-Besir, Ti sheh çdo gjë, je i Fuqishëm El-Mukit,
Ja Xhelil, këtë mëkatare fale!
Se me të vërtetë jam me shumë halle.
El-Kerim, mbështetem vetëm tek Ti
Se Ti je El-Vasi’! |