A duhet ta ndryshoj emrin tim Zana? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e premte. 13 mars 2009 |
Pyetje:
Selamun alejkum ve rahmetullah nga Tetova! Kam një pyetje rreth emrit tim. Unë quhem Zana-që në gjuhën shqipe ky emër nuk e ka kuptimin aq mirë të përcaktuar. Ndërsa në disa fjalorë është i sqaruar si "një vajzë prej xhinëve që është shfaqur nëpër pyje dhe që ju ka ndihmuar njerëzve", e tëra kjo sipas mitologjisë shqiptare. Nëse emri im e ka këtë kuptim dhe nëse nuk i dihet kuptimi, a e kam haram ta mbaj atë dhe a më bëhet farz ta ndërrojë atë? All-llahu ju shpërbleftë për punën që bëni...
Përgjigje: Alejkum selam ve Rahmetullahi ve Berekatuhu! Sa i përket përmbajtjes së emrit tuaj unë nuk kam njohuri se ç’kuptim ka, por në përgjithësi, nëse emri i dikujt është i keq apo i urryer, atëherë preferohet të ndërrohet ai emër. Ka ndodhur në disa raste, që i dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ua ka ndërruar emrat disa grave e disa burrave. Madje edhe emërtimet e vendeve nëse kanë qenë të këqija, i ka ndryshuar. “Ibën Omeri tregon se Omeri e kishte një vajzë me emrin Asije që do të thotë, kundërshtuese apo mëkatare, ndërsa i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e ka emërtuar Xhemile, që do të thotë bukuroshe.” (Shënon imam Muslimi)
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |