Shkruar nga Husein Eserraxh
|
e mėrkurė. 25 shkurt 2009 |
“Allahu është i Gjithëdijshëm, është i Urtë.” (Teube, 28)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed dhe mbi familjen e tij të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është i Gjithëdijshëm, është i Urtë.” Teube, 28. Urtësia është vënie e gjërave në vendet e tyre dhe zbritja në pozitat e tyre. Ndaj i Urti është Ai që ka dituri të gjerë dhe njeh parimet e çështjeve, fundin e tyre, është Ai që i vë gjërat në vendet e tyre, kështu që nuk i parashtrohet pyetja e as nuk kundërshtohet në urtësinë e Tij, ndaj i urti është Ai që ka urtësi të madhe në krijim dhe urdhër, kështu që urtësia është dy llojesh:
1. Urtësia në krijim. Ai ka krijuar krijesat me të vërtetën dhe ato përmbajnë të vërtetën, dhe synimi i Tij ka qenë i vërtetë. Ka krijuar krijesat me një rregull të përkryer, ka bërë renditjen e tyre dhe çdo krijese i ka dhënë formën që i takon, madje çdo pjese të krijesave dhe çdo organi prej organeve të kafshëve i ka dhënë formën që u takon. Kështu që askush nuk sheh në krijimin e tij mangësi, ndonjë të metë, që nëse tubohen të gjithë, nga i pari deri te i fundit, që të propozojnë si krijimin e të Gjithëmëshirshmit, apo të përafërt me të, siç ka vënë në krijesat e Tij rregullin, përsosmërinë, nuk do të mundnin, e ku të kenë mundësi ata në këtë?!
2. Urtësia në ligjet dhe urdhrat e Tij. Allahu ka vënë dispozita, ka zbritur librat, ka dërguar profetë, me qëllim që ta njohin Atë dhe adhurojnë, ndaj a ka ndonjë urtësi më të madhe se kjo, bujari më të madhe se kjo? Njohja e Allahut të Lartësuar, të adhuruarit e Tij, sinqeriteti i veprave për Të, falënderimi dhe lavdërimi ndaj Tij, janë prej dhuratave më të mëdha ndaj robërve të Tij përgjithësisht, ndërkaq vlerat më të mëdha janë për ata që Allahu i ka begatuar me to, e në të njëjtën kohë është edhe njëri prej shkaqeve për arritjen e lumturisë dhe begatisë së përhershme, ndaj po të mos ekzistonte në urdhrin dhe ligjet e Tij asgjë më tepër se kjo urtësi e madhe, e cila është esencë e mirësisë, kënaqësisë së plotë, për të janë krijuar krijesat, xheneti, xhehenemi do të mjaftonte. |