Shkruar nga Shkurte Bajraliu
|
e premte. 20 shkurt 2009 |
Të jesh e lumtur duhesh të kesh durim kënaqësinë që ta sjell dikush ta presësh me falënderim. T’ia fitosh burrit zemrën duhesh të mos kesh hidhërim se hidhërimi gjithnjë të sjell përfundim. Ta duash nënën, duhesh t’ia dëshmosh të jesh zemërgjerë s’duhesh të mohosh. Dhuratat t’i marrësh si dhuratë dhe të mirës t’ia bësh një shtrat. Kur ke zemër iu jep edhe të tjerëve kur nuk ke fare, mundohesh t’iu marrësh të tjerëve por ata nuk të japin dot se për çdo gjë që merr duhesh t’i japësh në këtë botë. Islamit dhuroja zemrën dhe nderin dhuroja femrës gradën e lartë jepja dijetarëve dhe falja pasurinë të varfërve. Lumturinë kërkoje aty ku gjendet se pos teje aty nuk mund të bindet merre haptas se je e ngritur dhe se bukuria jote botën e ka mahnitur. |