Kur’an: “Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t’u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur…” (Muhammed: 18) “Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate.” “Andaj edhe pyet: “Kur është dita e kijametit?” “E, kur të merren sytë (të parët)?” “E të zbehet hëna (errësohet)” “Dhe të bashkohet dielli e hëna.” “Atë ditë njeriu do të thotë: “Nga të iket!” “ Jo, nuk ka strehim!” “Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!” (El Kijame: 1, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12)
“Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve…” “Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.” “Atyre u duket ai larg” “Kurse Neve ai na duket afër.” “Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë.” “ Kodrat të bëhen si leshi i lënuar.” “Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.” (El Mearixh: 43, 44, 6, 7, 8, 9 10)
“Në atë kohë ndodh e vërteta (kijameti)” “E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur.” “Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.” “Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.” (El Hakka: 15, 16 17, 18)
|