MЁNYRA E ABDESIT

 
Pendohu motėr! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Senada Ramadani   
e diel . 15 shkurt 2009



Urdhëro në derën e pendimit! Allahu e pret robin e Tij të pendohet!

 

 
   



 




Motër e nderuar!
Pasi e beson Allahun dhe të dërguarin e Tij, beson se Kur’ani është libri i Allahut, dëgjon urdhrin e Allahut për të agjëruar; a s’e meriton Allahu ta dëgjosh kur thotë falu, kur thotë ta falënderosh Atë, apo ende të rinjtë dhe të rejat tona janë në gjumë dhe disa urdhra të Allahut i marrin dhe disa i lënë.

I dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:“Frikësojuni Allahut, falni pesë kohët e namazit, agjëroni muajin e agjërimit, jepni zekatin e pasurisë suaj dhe respektoni udhëheqësit tuaj, kështu do të hyni në Xhenetin e Krijuesit tuaj.” (Transmeton Buhariu)

Motër e nderuar!  Fillo ta falësh namazin, sepse nuk dihet se a do të zë e nesërmja, nuk dihet se a do ta kesh nesër atë që po të mashtron ta lësh namazin.Pra, namazi është ai që s’të humb, ai vetëm të ngrit në grada të larta, të bën rob të kënaqur tek Allahut, Krijuesit Tënd, ta rrit vlerën tek Allahu, subhanehu ve teala, dhe bën që Allahu të jetë i kënaqur me ty dhe Allahu bën që edhe njerëzit në tokë të jenë të kënaqur me ty.Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

“Falni namazin dhe jepni zekatin, dhe faluni me ata që falen (bini në ruku me ata që bien)! (Bekare, 43)

Po ashtu Allahu thotë:“Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Të falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në të nuk ka as kompensim as miqësi." (Ibrahim, 31) 
Muhamedi, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:“Pesë namazet - prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë deri te namazi tjetër i xhumasë dhe Ramazani gjer në Ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre, nëse ruheni prej mëkateve të mëdha.”

Motër e nderuar! Mos prit ditët që të kalojnë dhe të zë vdekja, as mos thuaj se je e re, sepse të nesërmes s’i dihet. Dita e sotme kaloi, kurse nesër nuk dihet se a do të agojmë.

Hajde, le të jetë sot hapja e derës së pendimit tënd që me vite të tëra ka qenë e mbyllur me dry! Hajde sot hape këtë derë dhe bëhu robëreshë e kënaqur e Allahut!

Fale namazin dhe falëndero Allahun që s’të ka dënuar për këto vite që i ke kaluar në gjumë! Edhe Zotin tënd e ke harruar, edhe namazin s’e ke falur e Allahu i Mëshirshëm ty veç të mira po të dhuron e nuk po të dënon.
A thua vallë, s’po e falë namazin për shkak që Allahu s’po të dënon dhe po të jep të mira, po të jep fëmijë dhe pasuri?! T’i ka dhuruar ato që zemra jote i ka dashur e ti ende Allahun s’e falënderon dhe e ke harruar e Ai ty s’po të dënon dhe po pret që ti të pendohesh?!
Motra ime, e cila namazin po e falë, po ende s’je mbuluar me petkun e nderit, ende nuk iu ke përgjigjur urdhrit të Allahut të Madhërishëm, për ta mbuluar kokën tënde, ende ti i bën mëkat Allahut, ende ti s’je pjesëtare e grupit të motrave të mbuluara.  Lëri më arsyetimet, lëri më shkaqet e kota: s’kam veshje, jam e re, shkoj në shkollë, s’jam ende e përgatitur, jam në punë, etj.
Shkaqe që nuk zënë arsyetim kur është në pyetje ligji i Allahut të Madhërishëm.
Mos thuaj nesër apo pasnesër,  hajde në emër të Allahut mbuloju, kryeje këtë obligim të Allahut që ti ende gjen arsyetim dhe s’e kryen dhe ruaje nderin tënd me mbulesën tënde.
Allahu thotë në Kur’an dhe na obligon për mbulesën:

“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. All-llahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.” (Ahzab, 53) 
Allahu është me ty, e kur Allahu është me ty e kënaqur nuk të duhet asgjë më shumë. E vallë sikur Allahu të jetë i pakënaqur me ne çka na duhet pasuria dhe të mirat e dynjasë që janë kalimtare?!

Sot mbylli veshët, largoje mendjen dhe mos mendo se çka thotë filani dhe filania, çka do të thonë njerëzit, si do të mendojnë të tjerët. Ka ardhur koha që ne si myslimane të themi:
- Si do të dalë para Allahut?
- Si të bëhem robëreshë e kënaqur e Allahut?
A s’është koha që edhe unë t’i them ndal vetes dhe mos e shkel ligjin e Allahut për njerëzit?
Vallahi është për të qarë kur shumë prej motrave tona dhe vëllezërve tanë myslimanë kryesore e kanë çka thonë të tjerët, po Allahu?!E përse Allahu është i mëshirshëm me ne dhe s’po na dënon kur ne po  shkelim ligjin e Tij, fjalën e Tij për të gjithë njerëzit? Subhanallah! 
Motra ime e nderuar!
Para se të vijë vdekja pendohu! Mos të zë vdekja e ti ende    s’je mbuluar, ti ende s’e ke stolisur veten me urdhrin e Allahut!
Mos prit dhe mos mendo, mos prit as orën e as ditën e mos të them javën apo vitin!
Hape derën e pendimit, vendose mbulesën dhe thuaj vetes mjaft më unë e kam shkelur ligjin e Allahut, mjaft më i kam dëgjuar krijesat dhe kam harruar se çka më urdhëroi Krijuesi! 
Lexoji këto ajete se çka ka përgatitur Allahu për njerëzit nëse e shkelin ligjin e Tij dhe çka ka përgatitur për ato që e praktikojnë ligjin e Tij. E jotja është të zgjedhësh se nga cili grup dëshiron që të jesh, nga të dënuarit apo të shpëtuarit.

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati. Të kënaqur me atë që ua dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehenemit. (U thuhet) Me të mirë hani e pini, për atë që vepruat mirë. Ata janë të mbështetur në kolltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha. E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t'ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar. Ne atyre ua shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë. Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat. Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë të ruajtur.” (Turë, 17-24).

“Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre, është përgatitur e mira e madhe. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen Atij - sikur të ishte e tyre gjithçka që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, ata do ta sakrifikonin atë (për të shpëtuar). Njerëzve të tillë u është përgatitur llogari e rëndë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i shëmtuar që është ai!”  (Rra’d, 18)

Urdhëro në derën e pendimit! Allahu e pret robin e Tij të pendohet!     
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.