MЁNYRA E ABDESIT

 
I Bukuri - (El Xhemil) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e mėrkurė . 28 janar 2009



Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën…  





Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar,  i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin  Muhamed dhe mbi familjen e tij  të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në hadithin të cilin e transmeton Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë se i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën…” Shënon Muslimi.

I Bukuri është ai që cilësohet me mirësi dhe bamirësi, ndaj Allahu i Lartësuar është:
a) i Bukuri në Qenie, Emrat dhe Cilësitë e Tij. I dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Mbulesa e Tij është dritë, sikur të mos ishte kjo mbulesë do të digjej çdo gjë.”

b) i Bukuri në veprat e Tij. Veprat e Allahut të tëra janë të bukura. Ato janë në mes të së mbarës dhe mirësisë, mes vlerës dhe drejtësisë, të tëra janë në pajtim me urtësinë dhe lavdërimin e nuk ka në veprat e Tij diçka të kotë e të pavlefshme, por të gjitha janë mirësi, udhëzim, mëshirë, drejtësi. Allahu i Lartësuar thotë:

“Vërtet, Zoti im është i drejtë.” Hud, 56.

c) i Bukuri në krijim: “Ai që përsosi krijimin e çdo sendi” Sexhde, 7.

d) i Bukuri në gjykim: “Për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i Allahut?” Maide, 50. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.