SIDA - Murtaja e shekullit |
|
|
|
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu
|
e premte. 17 nėntor 2006 |
All-llahu, xhele shanuhu, thotë në Kur’anin Famëlartë: “Dhe mos iu afroni imoralitetit, sepse vërtet është një rrugë shumë e keqe.” (El-isra : 32) Poashtu i Dërguari, alejhi selam, ka thene: “Sa herë që shfaqet imoraliteti në mënyrë të hapur në një popull, tek ai popull do të bien epidemi dhe shumë sëmundje të tjera që nuk ekzistonin më parë.”
SIDA apo AIDS-i (sindromi i fituar i humbjes së imunitetit) është njëra prej sëmundjeve globale më katastrofale në të cilën ka hasur njerëzimi. Sindromi i imunodeficiencës së akuiruar (SIDA) u paraqit më 1979, ndërsa qarqeve mjekësore u ra në sy më 1981 dhe vetëm gjatë periudhës 7- vjeçare SIDA mori përmasa epidemike nëpër tërë Botën Perëndimore dhe nëpër pjesën më të madhe të Afrikës. Termi akuiruar do të thotë i fituar gjatë jetës, e jo i trashëguar.
Shkaktar i kësaj sëmundjeje infektuese është retrovirusi HIV (virusi humanoimunodeficient), i cili me arritje në gjak, sulmon llojin e veçantë të rruzave të bardha të gjakut, të ashtuquajturat limfocitet T- 4, të cilat në organizëm kanë rolin mbrojtës. Te njëri prej tre personave të infektuar zhvillohet sëmundja e manifestuar, d.m.th. zhduken qelizat T, virusi në të vërtetë zhduk aftësinë e organizmit që të mbrohet nga sëmundjet tjera dhe e çon në vdekje të paevitueshme. Disa studime flasin se nga momenti i infeksionit e deri në paraqitjen e shenjave të para klinike kjo mund të zgjasë nganjëherë edhe 6 vjet ose më shumë.
Shenjat dhe simptomat që mund të sugjerojnë për SIDA-n janë: 1. Plogështia e madhe gjatë disa javëve pa ndonjë arsye të njohur. 2. Gjëndrat limfatike të enjtura rëndom bilaterale në rajonin cervical, aksilar dhe inguinal. 3. Humbja e papritur e peshës prej më se 5 kg. brenda dy muajve. 4. Temperatura vazhdimisht e rritur ose djersitja gjatë natës që zgjasin disa javë. 5. Frymëmarrja persistente e cekët dhe kollitja joproduktive që zgjasin disa javë.Kaposi sarcoma si manifestim i SIDA-s paraqitet në 25 % të të gjitha rasteve të SIDA-s.
Është konstatuar se 72% e rasteve me SIDA kanë qenë persona që merreshin me “seks të shfrenuar”. Përhapja e rasteve evropiane të SIDA-s sipas grupeve të rrezikuara tregon se 70 % ishin homoseksualë ose biseksualë, duke përfshirë edhe 2 % sish që njëherësh ishin edhe shfrytëzues të barnave intravenoze. Rreth 12 % e rasteve ishin vetëm keqpërdorues të barnave dhe 2 % të rasteve ishin marrës të produkteve të gjakut. Hemofiliakët përbënin rreth 4 % të të gjitha rasteve. Gjithashtu, sipas disa studimeve të bëra dihet se një pjesë e prostitutave janë të infektuara me HIV, pasi ato mund të shërbejnë si rezervuar të bartjes së agjensit të SIDA-s. Të rrezikuar nga SIDA janë edhe fëmijët e prindërve të sëmurë nga SIDA, të cilët mund të infektohen me SIDA nëpërmjet qumështit të nënave të tyre. Virusi i SIDËS bartet me kontakte intime dhe me gjak. Mënyrat e rëndomta për fitimin e virusit janë: kontakti intim me dikë që është i infektuar me virus ose shfrytëzimi i gjilpërës së përbashkët dhe i veglave për injektimin e narkomanisë intravenoze. Virusi nuk është rezistent në mjedisin e jashtëm. Kështu, SIDA nuk bartet nëpërmjet kontaktit të përditshëm shoqëror si dhënia e dorës, përqafimi miqësor, shfrytëzimi i përbashkët i mjeteve për ushqim, pije, etj. Virusi nuk ngjitet me kollitje, teshje, me lot, larje në pishinë, me thumbimin e mushkonjës. Çka mund të bësh për mbrojtjen e vetvetes:
1. Përmbaju shprehive themelore higjienike. Gjithmonë pastroji duart pas përdorimit të toaletit. Edhe pse SIDA ashtu nuk ngjitet, kjo është masë e sigurimit në çdo situatë. Duart patjetër duhet të lahen nëse prekim gjak ose ndonjë tajitje tjetër, pa marrë parasysh për kë është fjala dhe në çfarë situate. Shfrytëzoje vetëm brushën tënde të dhëmbëve si dhe vetëm mjetet tua të rrojës.
2. Gjithmonë ta kesh ndër mend që shumë sëmundje, e ndër to edhe SIDA barten me gjak, nëpërmes gjilpërës së infektuar, teheve, etj. Për këtë: - miqësinë vërtetoje në shumë mënyra të tjera – jo me këmbimin e gjakut, - mosmarrëveshjet zgjidhi në mënyrë të civilizuar. Me rrahje dikush mund të lëndohet seriozisht. - mos e bëj tatuazhin e lëkurës sate. - nëse don t’i shposh veshët, këtë bëje vetëm me gjilpërë të sterilizuar.
3. Mos merr kurrfarë droge. Narkomania është shumë e dëmshme për shëndetin dhe rrezikun nga SIDA e bën edhe më të madh.
4. Mos pi pije alkoolike. Alkooli e zvogëlon aftësinë e vetëkontrollit.
5. Mos bëni mardhënie intime para martesës dhe
6. Mos bëni tradhëti bashkëshortore.
Një raport i Institutit Ndërkombëtar të SIDËS bën të ditur se kërkimet tregonin se 65 milionë njerëz janë infektuar me virusin HIV që shkakton SIDËN që kur ky virus u shfaq për herë të parë dhe 25 milionë prej tyre kanë vdekur. Presidenti i Institutit, doktori Peter Lampeti thotë se pa pasur mundësi të përdorin kurimin e nevojshëm 40 milionët e tjerë të prekur nga virusi, do të vdesin para kohe.
Mjekimi i SIDA-s është tejet i shtrenjtë. Shpenzimet e kujdesit për një të sëmurë me SIDA sillen prej 50 000 - 150 000 $ (dollarë). Në SHBA, harxhimet për një person të sëmurë me SIDA janë 150 000 $. Vetëm në vitin 1985 SHBA-të kanë shpenzuar 1 700 000 $ (dollarë) për persona që s’kanë arritur të shërohen. E keqja më e madhe është se SIDA nuk ka mënyra të shërimit. Të gjitha rastet e të sëmurëve nga SIDA, - konsiderohet se deri më tash mbi 100.000 (deri në vitin 2001) – patën përfundim fatal. Sëmundja deri në vdekje zgjat 6-15 muaj. SIDA është, përveç tërbimit, e vetmja sëmundje infektuese që përfundon me vdekje.
Përgatiti: Fexhrie Kaçiu |