Shkruar nga Arta
|
e enjte . 25 dhjetor 2008 |
Na krijove në këtë botë, që vetëm Ty të adhurojmë, ndihmë dhe falje nga Ti kërkojmë, o Allah, o Krijuesi jonë.
Je i vetëm, o Allah... Që e krijove këtë botë... Na dhurove çdo të mirë, o Krijuesi i kësaj gjithësie.
Vetëm Ty të adhurojmë, i vetëm je, o i madhi Zot. Mëshirë nga Ti ne të gjithë kërkojmë. Nga shejtani te na mbron!
Të lutem falna, o Allah! për gabimet që bëjmë na. Se ne shumë në këtë botë gabojmë, e falje veç nga Ti kërkojmë.
Ti je falës, o Allah! Na falë neve dhe na shpëto! Që vepra të mira ne të bëjmë. Që xhenetin ta fitojmë dhe nga zjarri të shpëtojmë.
O Allah i Gjithëmëshirshëm, na falë neve e na udhëzo! Din e iman në zemrat tona Ti na dhuro...!
|