NJė i Vetėm (El Uahid el Ehad) |
|
|
|
Shkruar nga Husein Eserraxh
|
e shtunė. 20 dhjetor 2008 |
” Thuaj: Ai, Allahu është Një!” (Ihlas 1.)
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed dhe mbi familjen e tij të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Allahu i Lartësuar thotë: ” Thuaj: Ai, Allahu është Një!” Ihlas 1. Po ashtu thotë: "Allahu është Krijues i çdo sendi, ai është i vetmi Ngadhënjyes!" Rad, 16.
Një i Vetëm është Ai i cili është njësuar me të gjitha përsosmëritë, veçuar me çdo përsosmëri, madhështi, fisnikëri, bukuri, falënderim, urtësi, mëshirë dhe tipare të tjera të përsosmërisë, s’ka të ngjashëm si Ai dhe asgjë nuk i përngjan Atij në asnjë gjë. Ai është i vetëm në jetën e Tij, në përjetshmërinë e Tij, diturinë, fuqinë, madhështinë, fisnikërinë, bukurinë, falënderimin, urtësinë, mëshirën dhe cilësitë e tjera, cilësohet me përsosmëri të paskajshme. Po ashtu, fundi i tij është me të gjitha këto cilësi të sipërpërmendura, ndaj është obligim i robërve njësimi i Tij, me fjalë e vepra dhe të pranojnë përsosshmërinë e përgjithshme dhe veçimin me njëshmërinë e ta veçojnë me llojet e ibadeteve (adhurimeve).
1. Është i vetëm në Qenien e Tij, dhe s’ka ndonjë tjetër si Ai.
2. Është i vetëm në tiparet (cilësitë) e Tij dhe s’ka të ngjashëm si Ai.
3. Është i vetëm në veprat e Tij e s’ka ndihmës. |