Shkruar nga Husein Eserraxh
|
e enjte . 18 dhjetor 2008 |
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed dhe mbi familjen e tij të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Emri Allah është përmbledhës i të gjitha emrave të bukur dhe cilësive të larta. Allah është emër më i shenjtë që tregon të qenët më i larti, njëshmërinë e Tij dhe vetitë e Tij hyjnore. Kuptimi i emrit “Allahu” eshte: “I Adhuruari.”
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu është vetëm një Allah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe ç’ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që Allahu është Planifikues i pavarur.” Nisa, 171. Po ashtu, fjala e Allahut: “Allahu - s'meriton te adhurohet zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi.” Bekare, 255.
Ibnu Abazi ka thene: “Allahu eshte Ai te Cilit i takon ta adhurojme te gjitha krijesat.” |