Emrat e bukur tė Allahut tė pėrmendur dhe vėrtetuar nė hadith |
|
|
|
Shkruar nga Husein Eserraxh
|
e mėrkurė . 17 dhjetor 2008 |
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit Falënderimet dhe lavdërimet qofshin vetëm për Allahun e Lartësuar, i Cili ka krijuar qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në mes tyre. Vetëm Atij i përulemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë e shpëtim. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed dhe mbi familjen e tij të pastër, si dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. 79. EL VITR (Tek): “Allahu është tek dhe e do tekun.” Shënon Buhariu dhe Muslimi. 80. EL XHEMIL (I Bukur): “Allahu është i bukur dhe e do bukurinë.” Shënon Muslimi.
81. EL HAJIJJ (I Turpshmi).
82. ES SETIR (Mbuluesi): “Allahu është i turpshëm dhe mbulues dhe e do turpin dhe mbulimin.” Sahih, Shënon Ebu Daudi.
83. EL MUKADIM (Nismëtar).
84. EL MUAHIR (Paslënësi): “Ti je Nismëtar dhe Ti je Paslënës.” Shënon Buhariu.
85. EL MUSAIR (Kontrolluesi).
86. EL KABID (Shtrënguesi).
87. EL BASIT (Dhënësi): “Allahu është Kontrolluesi, Shtrënguesi, Dhënësi, Furnizuesi.” Sahih, shënon Ebu Daudi.
88. ED DEJAN (Shpërblyesi): “Allahu do t’i ringjallë njerëzit dhe do t’u thotë: ‘…Unë jam Sunduesi, Unë jam Shpërblyesi’.” Shënon Buhariu.
89. EL MENAN (Dhurues): ’’Nuk ka zot pos Teje, Ti je Dhurues.” Sahih, shënon Ebu Daudi.
90. EL MALIK (Sundues): “Nuk ka sundues pos Allahut.” Shënon Buhariu.
91. EL MUHSIN (Bamirës): “Allahu është Bamirës dhe e do bamirësinë.” Sahih, shënon Abdurrezaku.
92. ESH SHAFI (Shëruesi): “…Shëro, Ti je Shëruesi.” Shënon Buhariu.
93. ER REFIK (I Butë): “Allahu është i butë dhe e do butësinë në çdo çështje.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.
94. EL MU’TI (Dhënësi): “Allahu është Dhënësi unë jam Kasim.”
95. ES SEJID (Zotëri): “Allahu i lartësuar është Zotëri.” Shënon Ebu Daudi.
96. ET TAJIB (I Mirë): “Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën.” Shënon Buhariu.
97. EL HAKEM (Gjykuesi): “Allahu është Gjykuesi dhe tek Ai është gjykimi.” Sahih, shënon Ebu Daudi.
98. EL XHEVAD (Fisniku): “Allahu është Fisnik dhe e do fisnikërinë.” Sahih el Hulije.
99. ES SEBUH (I Madhërishmi): “I Madhërishëm, i Shenjtë, Zot i engjëjve dhe Shpirtit.” Shënon Muslimi. |