MЁNYRA E ABDESIT

 
A konsiderohet zekat nėse i ndohmojmė financiarisht familjės nė Kosovė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 10 dhjetor 2008
Pyetje:
Selam Alejkum. Unë dhe bashëkshorti kujdesemi për familjen e tij në Kosovë.
Kemi dhe dy jetima të Kunatit. Kur ne  i ndihmojm atyre financiarisht apo
edhe materialisht a është ky zekat apo e kam obligim? Ju falemnderit për
përgjigjen.


Përgjigje:
Alejkum selam!
Fillimisht Allahu ju shpërbleftë me të mira për bamirësinë tuaj dhe bujarinë që e bëni ndaj atyre jetimëve.

Jetim në këtë rast konsiderohet fëmija, të cilit i ka vdekur babai. Nëse i ka vdekur vetëm nëna, kur është fjala te mirëmbajtja dhe përkujdesja financiare, sipas mësimeve të Sheriatit nuk konsiderohet jetim.

Ju personalisht nuk e keni obligim t’i mbani fëmijët (jetimët) e vëllait të burrit, i cili ka vdekur, për dallim prej burrit tënd, i cili mund ta ketë obligim një gjë të tillë. Zekati është obligim nëse i plotëson kushtet e veta, pra posedoni pasuri më shumë se vlera e 85 gramëve ari, si dhe ajo pasuri i ka mbushur një vit që kur e keni. Në këtë rast obligoheni ta jepni zekatin e pasurisë suaj në vlerë prej 2,5% të vlerës së saj.

Jetimët nëse janë të varfër, pra nuk kanë pasuri të veten dhe nuk kanë të afërm gjysh apo të ngjashëm që përkujdeset për ta, mund ta meritojnë si varfanjakë zekatin e pasurisë së të tjerëve.

Allahu e di më së miri!


                                               Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.