Si bėhet sexhdja e falėnderimit? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e diel. 07 dhjetor 2008 |
Pyetje: Selam Alejkum. Desha te di se si behet sexhdja e falenderimit kam parsysh ketu në raste të gëzimit,dhe si behet sexhdja kur të lexojm Kur'an apo dëgjojm Kur'an dhe a është kusht që të jemi me abdes gjatë këtyre sexhdeve.
Përgjigje: Ve Alejkum selam ve Rahmetullah!
Sexhdeja e falënderimit preferohet të bëhet në rast gëzimi; kur ndodh diç e gëzueshme si lindja e fëmijës e të ngjashme dhe kur largohet një gjë e keqe si vdekja e ndonjë të padrejti, shërimi i një të sëmuri etj. Sexhdeja e falënderimit bëhet duke thënë Allahu Ekber, shkohet në sexhde njëherë dhe thuhet rëndom çka thuhet në sexhde prej lutjeve të madhërimit të Allahut si SUBHANE RABIJJEL A’LA, pastaj, SEXHEDE VEXHHI LIL-LEDHI HALEKAHU VE SAVVEREHU VE SHEKKA SEM’AHU VE BESAREHU, TEBAREKELL-LLAHU AHSENUL HALIKINË etj. Nuk ka selam pas e sipas mendimit më të saktë as tekbir fillestar. Nëse ke qenë ulur kur e ke dëgjuar lajmin e bënë prej pozitës ulur, pra nuk ke nevojë të ngrihesh në këmbë.
Sexhdeja e leximit bëhet kur lexohet apo dëgjohet ndonjëri prej ajeteve të Kur’anit që përmbajnë sexhde dhe është sunet të bëhet. Nëse jemi në namaz dhe e lexojmë ajetin e sexhdes, thuhet Allahu Ekber dhe shkohet drejtpërdrejt në sexhde. Bëhet vetëm një sexhde dhe thuhet në të ajo që u përmend tek sexhdeja e falënderimit, pastaj ngrihet nga sexhdeja duke thënë prapë Allahu Ekber dhe vazhdohet leximi në këmbë.
E nëse ajeti i sexhdes lexohet apo dëgjohet jashtë namazit, atëherë thuhet Allahu Ekber dhe shkohet në sexhde. Po ashtu bëhet vetëm një sexhde dhe lexohet njësoj edhe në këtë rast.
Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve në të dy rastet nuk kërkohet doemos që personi të jetë me abdes, edhe pse një gjë e tillë do të ishte më e preferuar. Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |