Shkruar nga --
|
e hėnė. 13 nėntor 2006 |
Selam alejkum!
Pyetja ime është kjo: Unë di të lexoj Jasinin nga Kur'an-i dhe për net të mëdha prindërit më lusin që të lexoj për disa të afërm. A kam të drejtë që prindërve të mi t'ua bëjë me dije se nuk kam dëshirë të lexoj për të afërmit? A pranohet Jasini nëse dua ta bëj nijet për dikend?
Alejkum selam! Përgjigje: Sa i përket leximit të Jasinit apo Kur’anit në përgjithësi, për të vdekur nuk lejohet, qoftë për net të mëdha apo të tjera, ngase nuk ka asnjë transmetim nga i Dërguari, alejhi selam, që ka porositur apo i ka lexuar Kur’an dikujt prej shokëve të tij, gjithashtu, as nga shokët e tij nuk ka transmetime që kanë lexuar Kur’an për të afërmit e tyre edhe pse ata kanë qenë më të kujdesshëm se ne në respektimin e prindërve dhe të afërmve, gjatë jetës së tyre dhe pas vdekjes. Por, nëse keni për qëllim që ta përmbushni kërkesën e prindërve, i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë: “Nuk lejohet dëgjimi i krijesave duke i bërë mëkat Krijuesit .“
Allahu e di më së miri! Bedri Robaj |