Si tė veprojmė kur dėgjojmė Kuran? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e hėnė . 01 dhjetor 2008 |
Pyetje: Selam alejkum! Një muslimane më ka thënë se duhet të kemi kujdes gjatë dëgjimit të Kur’anit në cd apo në internet se nëse ke sehire dhe nëse e dëgjon Kur’anin atëherë mundesh me e ndie veten keq ose diçka tjetër. Gjithashtu edhe për librin “Shërimi me Kur’an”. Ju lutem, të më tregoni se si duhet vepruar kur dëshirojmë të dëgjojmë Kur’an apo të lexojmë ndonjë libër! Pres përgjigjen tuaj! Ju përshëndes me selam alejkum
Përgjigje: Alejkum selam! Është e vërtetë se dëgjimi i Kur’anit ka ndikim tek personi që vuan prej sihrit, por është shumë gabim t’i thuhet dikujt që të ketë kujdes e të mos dëgjon Kur’an sepse mund të sëmuret. Kur’ani është shërues dhe dëgjimi i tij, padyshim e dobëson ndikimin negativ të sihrit, kështu që duhet të stimulohet në dëgjimin sa më intensiv të Kur’anit. Pastaj, nuk bën të paragjykohet se çdonjëri është i sëmurë prej sihrit, e që kjo nënkupton se njeriu së pari paska nevojë të “testohet” se ka apo jo sihër e pastaj të dëgjon Kur’an. Assesi, dëgjoni dhe lexoni sa më tepër Kur’an, sepse ai është shërim dhe mëshirë për besimtarët. Allahu thotë: “Ne shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse mizorëve (mosbesimtarëve) nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (El-Isra’, 82) Ndërsa kur dëshirojmë të dëgjojmë Kur’an e sidomos kur e lexojmë atë, preferohet të marrim abdes dhe të kemi për qëllim ibadetin me ç’rast do t’i fitonim për çdo shkronjë nga 10 sevape.
Muhamed Dërmaku |