Shkruar nga Jeta
|
e shtunė . 29 nėntor 2008 |
Ç’janë këta lot? Përse sytë e mi lotojnë! Ç’është ky pikëllim? Në zemër ky rënkim!
Eh, si kam jetuar! Në gjëra të kota kam shpresuar. Veç tek kënaqësitë e kësaj bote, unë kam lakmuar.
E penduar para Zotit... Kërkoj falje dhe shpëtim. Ti më shpëto, Ti më udhëzo! Ti nga e ndaluara, o Zot, më largo!
Pse? Pse lotët s’pushojnë? Pse sytë e mi s'thahen? Përse pa pushim rrjedhin lotët e mi? A thua lot pendimi janë? Që nga sytë e mi s'ndahen?
Pse pyetjet s’dinë të ndalen? Pse isha e verbër? Kah e mira s'shkoja, veç tek e ndaluara unë gjithmonë lakmoja.
Falëm, o Zot! Të lutem për çdo gabim. E penduar para teje kërkoj falje e shpëtim!
I vetmi je Ti, o All-llah! që fal e mëshiron. E falësit shumë i do. Të përulem, të përgjërohem.
Që të fitoj faljen tënde, unë gjithmonë do mundohem. Shpresa për faljen tënde kurrë nga unë s'largohet.
Të lutem, o All-llah! nga e ndaluara më largo! E në rrugë të drejtë, të lutem më udhëzo! Këta lot pendimi në lumturi të fesë islame, m’i shndërro!
|