A lejohet tė heshtėsh pėr tė metat e tjetrit kur pyetesh pėr ēėshtje tė martesės? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e shtunė . 22 nėntor 2008 |
Pyetje: Në temën "Shiko gabimet e tua pastaj të miat" është cekur se lejohet të folurit për të tjerët në disaçështje, p.sh. te martesa.Tash pyetja është: nëse ti je e sigurt që ai ka të meta (në moral e çështje të tjera) mirëpo hesht, a lejohet heshtja në këtë rast?
Përgjigje: Nëse dikush të pyet për ndonjë njeri për çështje të martesës dhe e di se mbështetet në mendimin dhe vlerësimin tuaj, obligoheni t’i tregoni realisht për gjendjen e atij njeriu, edhe nëse kjo çon te përmendja e të metave të tij. Dikush duke u mbështetur në dëshminë tuaj apo heshtjen tuaj dëshiron të bashkohet me njeriun e papërshtatshëm, si rezultat i mosnjohjes së tij dhe mbështetjes në ju, si do të imagjinohej në këtë rast ruajtja nga gibeti-përgojimi? Ndërsa nëse e dini se ai që ju pyet, nuk e ndërton mendimin e tij në deklaratën tuaj, por thjesht dëshiron ta dijë opinionin tuaj lidhur me personin për të cilin ju pyet, atëherë heshtni e mos iu përgjigjni!Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
|