MЁNYRA E ABDESIT

 
Mos, para fėmijėve! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė . 22 nėntor 2008


 

 
 




Shumë herë prindërit dhe të rinjtë bëjnë gjëra me apo pa qëllim e që mund të jenë shembull i keq për fëmijët e tyre dhe fëmijët përreth. Më poshtë do të paraqesim disa situata të tilla dhe këshilla se si të jemi shembull i mirë për fëmijët tanë.

Radhitja e shembujve të këqij për fëmijët

“T’u thuash atyre nuk jam këtu”, i bërtasim bashkëshortit ose fëmijëve pas ziles së  telefonit. Megjithëse ne mund të mos e vërejmë këtë, ne vetëm e japim një shembull të gënjimit për fëmijët tanë. Kur ata na shohin neve duke gënjyer, ata mund të thonë me vete se të gënjesh është mirë. Babai dhe nëna e bëjnë këtë.

Nëse ne kemi qenë më të vetëdijshëm për rolin tonë si shembull për fëmijët tanë, mund t’iu kemi larguar gabimeve të tilla duke i thënë bashkëshortes ose fëmijëve se nuk jemi në gjendje për të biseduar tash, e jo se nuk jemi në shtëpi; ose thjesht të përgjigjemi në telefon. Por, nuk duhet kurrë të gënjejmë!

Shumë gjëra tjera “të vogla” të cilat i bëjmë gjatë ditës, në të vërtetë, mund të jenë shembull i keq për fëmijët tanë edhe nëse nuk i realizojmë ato. Shpesh të qenit të ndërgjegjshëm për rolin tonë si shembull mund të na ndihmojë t’iu largohemi kryerjes së disa prej këtyre gabimeve. Sidoqoftë, janë disa lëmi të rrezikshme në jetën tonë të përditshme, në të cilat duhet të jemi posaçërisht të kujdesshëm.

Ja disa ide për të siguruar një shembull më të mirë:

Kurrë nuk duhet të bëjmë premtime boshe për fëmijët tanë!

Për shembull, kurrë nuk duhet t’u themi, “Do t’ju marrë për akullore nëse je i mirë,” nëse vërtet nuk mendojmë t’i marrim ata për akullore. Kjo gjithashtu është rrenë, dhe nëse e bëjmë, fëmijët tanë mund ta humbin besimin në çdo gjë që u themi.

Mos u grind me bashkëshortin në prani të fëmijëve!

Si do të ndjehen fëmijët kur shohin prindërit e tyre duke u grindur apo madje duke e sulmuar njëri-tjetrin?! Dhe, çka duhet të veprojnë ata atëherë? A do t’i kthehen ata me aq dashuri lidhjes së mëparshme me nënën dhe babin e tyre pasi t’i shohin ata duke e sharë njëri-tjetrin? Nëse gabojmë dhe grindemi apo përleshemi (me bashkëshortin) para fëmijëve dhe pastaj pajtohemi, duhet të sigurohemi që t’i përmbajmë fëmijët dhe madje t’u kërkojmë falje për sjelljen tonë të papjekur dhe jo-islame. Inshaallah, ata do të na respektojnë neve bile më shumë për pranimin se ne kishim gabuar!

Kurrë nuk duhet t’i përqeshim të tjerët!

Nëse themi, “Hej, shikoje atë djalë të shëmtuar atje! Ha! Ha! Ha!,” fëmijët tanë mund të mendojnë se kjo është sjellje e pranueshme. Më vonë, nëse ata thonë publikisht diçka të keqe për dikë dhe ne ose ai person bie në siklet, duhet ta kujtojmë se ishim ne që ua mësuam atyre të sillen në këtë mënyrë

Kurrë nuk duhet të përgojojmë ose të flasim keq për të tjerët pas shpinës së tyre! 

Edhe nëse mendojmë se nuk na kanë dëgjuar, fëmijët tanë do ta bëjnë këtë. Ata do të na shohin duke ngrënë mishin e vdekur të vëllezërve dhe motrave tona (duke i përgojuar), dhe kjo mund të ndikojë te ta në shumë mënyra. Ata thjesht mund të fillojnë të mendojnë se kjo është sjellje normale, ose mund të neveriten tepër me prindërit e tyre për sjelljen në këtë mënyrë. Gjithashtu, fëmijët tanë do të ndikohen negativisht.

Kurrë nuk duhet të shikojmë programe televizive ose të dëgjojmë programe të radios për të cilat e dimë se s’duhet!

Më vonë, kur t’u themi fëmijëve për të mos shikuar puthje ose dhunë në TV, ata do të na shohin si hipokritë dhe do të humbin respektin për ne.

Si muslimanë, natyrisht ne duhet të mundohemi të bëhemi njerëzit më të mirë që mundemi. Si prindër muslimanë, ne duhet të mundohemi edhe më tepër, sepse sjellja jonë ka shumë mundësi të ketë ndikimin më të madh në sjelljen e fëmijëve tanë tani dhe kur të rriten ata. Nuk është çka thotë nëna dhe babai, është ajo çfarë e bëjnë ata.

Rritja e fëmijëve është përgjegjësi e jashtëzakonshme. Nëse duam të kemi sukses, duhet t’i rrisim ata me të dyja: me fjalë dhe vepra. Si njerëz, ndërkohë ne bëjmë gabime dhe padrejtësi. Por, ju lutem, KURRË PARA FËMIJËVE!



Ibrahim Bowers
Marrë nga: www.soundvision.com
Përktheu nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.