Shkruar nga --
|
e shtunė. 22 nėntor 2008 |
O Zot, në më japish pasuri, mos ma merr lumturinë, e në më japish fuqi, mos ma merr mendjen!
O Zot, mos më bë kasap, që prenë “qengja”, e as më bë dele që e presin “kasapët”!
O Zot, më ndihmo ta them fjalën e vërtetë para të fuqishmëve dhe më ndihmo që të mos e them të pavërtetën për t’i fituar duartrokitjet e të dobëtëve! O Zot, në më japish pasuri, mos ma merr lumturinë, e në më japish fuqi, mos ma merr mendjen!
O Zot, kur të më dhurosh sukses, mos ma merr lumturinë time, e kur të më dhurosh modesti, mos ma merr krenarinë me karakterin tim!
O Zot, më ndihmo ta shoh anën tjetër të pamjes dhe mos më lejo t’i akuzoj kundërshtarët e mi se janë tradhtarë, për shkak se më kundërshtojnë në mendim!
O Zot, më mëso t’i dua njerëzit ashtu siç e dua veten dhe më mëso ta gjykoj veten ashtu siç i gjykoj njerëzit!
O Zot, mos lejo të prekem me arrogancë kur kam sukses dhe mos lejo të prekem me pesimizëm kur dështoj, por më përkujto gjithherë se dështimi është përvojë që i paraprinë suksesit!
O Zot, më mëso se toleranca është niveli më i lartë i forcës, kurse dëshira për hakmarrje është aspekti i parë i dobësisë!
O Zot, nëse më zhvesh nga pasuria, ma lë shpresën, nëse më zhvesh nga suksesi ma lë fuqinë e këmbënguljes derisa të triumfoj kundër dështimit, e nëse më zhvesh nga shëndeti, ma lë dhuntinë e besimit!
O Zot, nëse bëj keq ndaj njerëzve, më jep forcën e kërkimfaljes, e nëse ndaj meje bëjnë keq njerëzit, më jep forcën e faljes dhe tolerancës!
O Zot, nëse unë të harroj Ty, mos më harro Ti mua!
Përktheu: Muhamed Dërmaku
|