Shkruar nga --
|
e diel . 16 nėntor 2008 |
Miku i mirë njihet në ditë të vështirë.
Një shok që të gjendet pranë në halle është më i mirë sesa njëmijë që të rrinë pranë në gëzime.
Kërkon një shok i cili nuk ka të meta? E ku ka njeri pa të meta në këtë botë?
Miqësia është si xhami, po u thye nuk ngjitet më.
Kur shoku bën me ty shaka e ti mërzitesh, atëherë ai e le atë; ndërsa armiku kur e shikon që ti mërzitesh, vazhdon akoma më tepër.
Lamtumirë dynjasë nëse në të nuk ka një shok të sinqertë i cili e mban premtimin.
Nuk do të jetë shoku i sinqertë me ty nëse nuk të ruan në dy gjëra: kur nuk je i pranishëm dhe pas vdekjes.
|