Shkruar nga --
|
e premte. 17 tetor 2008 |
Musa ibën Isa El-Xhesas thotë: Ebu Sulejmani ka thënë:
Refuzo vetëpëlqimin duke e njohur vetveten, pusho zemrën tënde duke u përzier me pak njerëz, zbute zemrën duke ndjekur me ata që kanë frikë All-llahun, sjelli zemrës tënde nur (dritë) duke qenë vazhdimisht i mërzitur, mërzinë e sjell duke vazhduar meditimin, kërkoi idetë dhe mendimet gjatë vetmisë, ruaju nga iblisi duke kundërshtuar epshin tënd, stolisu për All-llahun me sinqeritet dhe vërtetësi në vepra, fitoje faljen e tij me turp nga Ai dhe vetëkontroll, shtoji begatitë duke falënderuar dhe vazhdoi ato duke patë frikë ikjen e tyre.
Puna më e mirë është kërkimi i shpëtimit, shpëtimi më i mirë është shpëtimi i zemrës, mendja më e mirë është ajo që kundërshton epshin, kurse varfëria më e madhe është varfëria e zemrës, e pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit.
Forca më e madhe është refuzimi i hidhërimit, kurse drita më e madhe është drita e bindjes,e bindja më e madhe është zvogëlimi i dynjasë.
Asketizmi më i madh është shpresa e vogël, kurse lakmia më e madhe është gara në arritjen e gradave të larta, respekti më i madh është kryerja e farzeve, kurse devotshmëria më e madhe është largimi nga haramet. |