Shkruar nga Albulena Bajrami
|
e diel . 12 tetor 2008 |
Jemi motra muslimane Fenë islame e zbatojmë, Çdo parim e urdhëresë, Me dëshirë e pranojmë. Të përulura ndaj Allahut, Tok së bashku ne qëndrojmë, Për asgjë në këtë botë, Zotin tonë nuk e mohojmë. E ruajmë nderin edhe njerëzinë, Jashtë kufijtë nuk i kalojmë, E kemi dronë e Allahut, Prandaj çdo herë e respektojmë. Muslimane kur na krijoi Zoti Oh, sa shumë na nderoi, Vlera shumë e plot mirësi, Zoti ynë na dhuroi. A e dini se përse... Çdo ditë me gëzim e kalojmë, Sepse Allahun shumë e duam, Dhe veç Atë e adhurojmë. |