MЁNYRA E ABDESIT

 
Zemrat e buta PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 27 shtator 2008
    Ahmed Ferid
                    
Sahabët kishin zemra të buta dhe qanin shumë për shkak të pamundësisë së tyre për ta adhuruar më shumë Allahun e Lartësuar, që Ai t’i mëshironte. I Dërguari i Allahut ka thënë: "Nëse ju do të dinit atë që di unë, do të kishit qeshur pak dhe qarë shumë.” Atëherë shokët e tij filluan të dënesnin teksa mbuluan fytyrat e tyre.” (Transmetuar nga Buhariu)

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “I kam parë sot shokët e të Dërguarit dhe si ata nuk shoh të tillë sot. Ata i zinte mëngjesi të pluhurosur, të zbehur dhe me flokë të shpupuritur, mes dy syve të tyre shihej një shenjë si gjuri i dhisë për shkak se e kishin kaluar natën në sexhde dhe qëndrim të gjatë në këmbë. Kur vinte mëngjesi, ata qëndronin në këmbë si pema që lëkundej në një ditë me erë. Sytë e tyre lageshin nga lotët. Për Allahun! Tani është si të jem me njerëz të cilët kanë fjetur të shkujdesur!"

Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) kishte dy vija të zeza në fytyrën e tij nga e qara e tepërt. Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) nën sytë e tij kishte shenja si të lidhëseve të vjetra të këpucëve nga e qara e tepërt. 
 
Ka'b al-Ahbaari (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: "Preferoj të qaj nga frika e Allahut qoftë edhe me një lot të vetëm sesa të shpenzoj një mal flori me një zemër jo të bardhë."
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të)  ka thënë: "Shenjat e të devotshmëve janë çehrja e zbehtë, sytë e mjegulluar, buzët e vyshkura nga uria, e qara dhe vigjilenca në faljen e namazit natën."
  
                                                   

                                        
Përktheu: Eglantina Muça
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.