MЁNYRA E ABDESIT

 
Si tė bėsh ibadet kur je me menstruacione nė fund tė Ramazanit? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 16 shtator 2008
Pyetje:
Eselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!
Redaksi e nderuar!
Ju përgëzoj për web-faqen dhe për punën që bëni! Jemi në muajin e bekuar të Ramazanit, në të cilin gjendet nata më e 
vlefshme se njëmijë muaj të tërë.Por në qoftë se gjatë dhjetë ditëve 
të fundit të Ramazanit je me menstruacione (duke e ditur se nuk mund 
të falesh dhe të lexosh Kur’an) çfarë mund të bëj, si të bëj ibadet?
Zoti ju shpërbleftë për punën që bëni!


Përgjigje:
Ve alejkumus-selam ve Rahmetullahi ve Berekatuhu!
Ju falënderoj për komplimentet dhe përgëzimet e juaja!Më gëzon fakti motër e nderuar, që brengoseni për gjendjen që mund të jeni gjatë netëve më të vlefshme të vitit, e cila ju pengon nga jetësimi i disa ibadeteve. Bile ky duhet të jetë profili i muslimanes së devotshme.

Allahu e ka sprovuar gjininë femërore me ciklin menstrual mujor, të cilin Ai vet e quan mundim për femrën. Për shkak të atij mundimi, i Madhërishmi i ndaloi burrit që t’i afrohet asaj, e liroi atë tërësisht nga falja e namazit gjatë atyre ditëve dhe nga agjërimi. Është interesant të vërehet se Allahu e privilegjoi femrën, nga i sëmuri apo udhëtari, të cilët u liruan nga agjërimi, por jo edhe nga namazi.
Por, kjo gjë nuk nënkupton se ajo është e privuar nga përfitimi i të mirave të Ramazanit në përgjithësi e i Natës së Kadrit në veçanti. Ngjallja e natës, siç përmendet në hadith, nuk ka të bëjë vetëm me faljen e namazit, por edhe me forma të ndryshme të ibadeteve. Nuk ka dyshim se namazi do të ishte mënyra më e preferuar, pasi është përmendur në hadith se “Kush falet Natën e Kadrit, me besim të plotë dhe parallogarit, do t’i falen mëkatet e mëhershme të tij.” Ajo mund të bëjë dua, e që duaja të njëjtën kohë është ibadet, mund të bëjë dhikër – përmendjen e Allahut duke thënë Subhanall-llah, Elhamdulilah, Allahu ekber, La ilahe il-lall-llah etj. sa herë të dojë. Të gjitha këto janë ibadete të llojit të vet. Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, mund të reciton pjesë nga Kur’ani, të cilat i di përmendësh (jo të lexojë drejtpërdrejt prej mus-hafit). Me këto mënyra femra me menstruacione, aspak nuk do të privohet nga të mirat e asaj nate, pra nëse ajo angazhohet me ibadetet e tjera, përpos namazit.Gatishmërinë që femra e ka për namaze vullnetare, shpresoj ta shpërblejë Allahu për nijetin e saj, duke e dokumentuar ajo vet këtë gjë me veprimet e saj në Ramazanat e tjerë kur ajo është e pastër në atë dhjetëditëshin e fundit.

Allahu e di më së miri!


                                           Muhamed Dërmaku

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.