A lejohet leximi i Kuranit nė internet nė njė gjuhė tė huaj? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e martė . 09 shtator 2008 |
Pyetje: Unë e lexoj shpeshherë Kur’anin në internet në gjuhën angleze apo gjermane. A është e lejuar kjo pasi është në internet dhe në një gjuhë të huaj?
Përgjigje: Leximi i Kur’anit përmes internetit nuk ka gjë të keqe, e po ashtu edhe leximi i tij në gjuhë tjetër, që ju e kuptoni, qoftë ajo gjuha gjermane, angleze, frënge, turke, italiane, etj. Vetëm duhet ta keni parasysh se leximi i ndonjë përkthimi të Kur’anit nuk konsiderohet vet leximi i Kur’anit, pra siç themi, nuk bëhet hatme ashtu. Leximi i përkthimit të Kur’anit nga ai që nuk e di gjuhën arabe, besoj se do të ketë shpërblim pasi ai do të merr ajkën e domethënies së Kur’anit dhe ashtu duhet të veprojnë ata që nuk e dinë arabishten, por krahas kësaj, do të ishte mirë ta mësojnë edhe leximin e Kur’anit në origjinal, edhe nëse nuk e kuptojnë. Leximi i Kur’anit i sjell lexuesit 10 shpërblime për çdo shkronjë që e lexon.Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku
|