MЁNYRA E ABDESIT

 
Lista e Ramazanit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Ebu Talha   
e hėnė . 08 korrik 2013
 I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Agjëruesit i pranohet duaja kur e fillon iftarin”.



1. Lute Allahun që ta mundësojë ta arrish Ramazanin dhe të bësh sa më shumë vepra të mira siç kanë bërë të parët tanë!

2. Përpiqu të agjërosh çdo ditë me iman dhe qëllim të pastër duke kërkuar vetëm shpërblimin e Allahut! I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe duke kërkuar shpërblim (prej Allahut), mëkatet e tij të kaluara do t’i falen”. (Buhariu)

3. Lexoje tërë Kur’anin së paku një herë gjatë këtij muaji, siç ka vepruar i dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!

4. Hani syfyr, sepse i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Hani syfyr se në të ka bereqet”.

5. Bëni dua gjatë agjërimit, sepse i dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë se lutjet e tre personave nuk refuzohen, njëri prej tyre është agjëruesi! Kërko të mira në këtë jetë dhe në tjetrën për veten, familjen tënde dhe myslimanët në përgjithësi!

6. Bë dua para se të fillosh iftarin! I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Agjëruesit i pranohet duaja kur e fillon iftarin”.

7. Jep sadaka dhe bëhu e mirë me njerëzit! I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte më bujari prej njerëzve dhe ai ishte më bujari në Ramazan.

8. Largoju çdo gjëje që e dobëson agjërimin, si: rrena, thashethemet, mashtrimet, zemërimi etj. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Kush flet fjalë të pavërteta, bën punë të liga dhe iu thotë fjalë të këqija të tjerëve, Allahu nuk ka nevojë për (agjërimin e tij) braktisjen nga ai të ushqimit dhe pijes.” (Buhariu)

9. Mos hani shumë ushqim gjatë iftarit!

10. Kërkoni falje, pasi në këtë muaj Allahu i liron njerëzit nga zjarri!

11. Falni teravitë me përqendrim! Nëse faleni në xhami, kompletoni namazin me imamin! Nëse faleni në shtëpi, zgjateni namazin aq sa të mundeni! I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Kush falet në Ramazan me iman dhe duke kërkuar shpërblim (prej Allahut), mëkatet e tij të kaluara do t’i falen”.

12. Ushqe të varfrit dhe ftoji të tjerët për iftar! I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i jep iftar dikujt që agjëron, ai do të ketë shpërblim të njëjtë pa iu pakësuar shpërblimi personit që agjëron”.

13. Mundohu shumë për ibadet gjatë dhjetë netëve të fundit, posaçërisht gjatë netëve të tek! I dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, është përpjekur në Ramazan më shumë sesa në ndonjë muaj tjetër dhe posaçërisht është përpjekur në dhjetë netët e fundit.

14. Thuaje këtë dua në ndonjërën prej netëve që ka gjasë të jetë Nata e Kadrit:
“Allahumme inneke afuwun tuhibbul afwe fa’fu anni”. (O Allah, Ti je Falës dhe e do faljen, kështu që më fal mua!)!

15. Lute Allahun që t’i pranojë të gjitha veprat tua të mira gjatë këtij muaji!

Marrë nga: www.islamway.com
Përshtati nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.