I kam flokėt e zeza dhe a bėn t'i ngjyrosi me tė zezė? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e hėnė. 25 gusht 2008 |
Pyetje: Unë i kam flokët e zeza dhe dua të pyes se a më lejohet për t'i ngjyrosur të zeza pasi që ngjyra e zezë është e ndaluar me sa kam dëgjuar.All-llahu ju shpërbleftë!
Përgjigje: Amin, edhe juve Allahu ju shpërbleftë!Është e vërtetë se ngjyrosja e flokëve të thinjura me ngjyrë të zezë nuk lejohet, për shkak të ndryshimit të ngjyrës origjinale në ngjyrë të zezë, gjë për të cilën kemi hadith që e ndalon, për dallim prej ngjyrave të tjera, që nuk kemi argument që ndalon ngjyrosjen e flokëve me ngjyra të tjera. Mirëpo nëse flokët në origjinal janë të zeza, pra nuk synohet ndryshimi i ngjyrës së tyre, lejohet të ngjyrosen edhe me të zezë. Këtë nuk e përfshin ndalimi në hadithin që po sinjalizojmë, ku i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Ndryshojeni ngjyrën e thinjur dhe shmangni ngjyrën e zezë!".Vetëm duhet të dihet se ajo ngjyrosje me të zezë, pasi flokët janë të zeza dhe nuk janë thinjur, pse ka nevojë të bëhet? A është arsyeja e pranuar apo jo? Këtu le të jetë përgjigjja pozitive, pra që arsyeja të jetë e pranueshme. Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |