Shkruar nga --
|
e hėnė. 25 gusht 2008 |
Pyetje: Selamun alejkum! Mendoj se kam gjetur një faqe ideale për forcimin e besimit në ALLAHUN e Madhërishëm.Si falet namazi i natës, cilat sure duhet lexuar dhe sa duhet të jetë numri i tyre?
Përgjigje: Alejkum selam!
Namazi i natës falet rëndom si çdo namaz tjetër. Të themi sikur sunetet e sabahut. Preferohet që të falet nga dy rekate dhe të jepet selam në çdo dy rekate. Në çdo rekat lexohet sureja El-Fatiha (Elhamdulilahi) dhe një sure. Nuk ka specifika të veçanta në lexim të sureve, përveçse preferohet që të lexohet sa më shumë dhe më gjatë. Dihet se në fund namazi i natës përfundon me një rekat tek dhe ky është vitri. Numri i rekateve nuk është mirë të jetë më shumë se 11. Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |