MЁNYRA E ABDESIT

 
Kėndimi i kulhuvallahit pėr tė vdekurin... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 06 gusht 2008

Pyetje:
Selamun alejkum!
Para tri viteve më ka vdekur nëna dhe qysh prej natës sëparë të vdekjes rregullisht 
ia këndoj kulhuvallahin, pra e bëj nijet dhe e këndoj pesë herë rregullisht. A është kjo
vetëm sevap apo ndikon edhe në diçka tjetër?
 


Përgjigje:
We alejkum selam!
Sa i përket përfitimit të vdekurit nga leximi i Kur’anit, dijetarët kanë dy mendime. Njëri mendim thotë se i vdekuri mund të përfitojë nga leximi i të afërmit, të cilët ua  bëjnë hedije sevapet e leximit të vdekurve. Mendimi tjetër thotë se i vdekuri nuk përfiton gjë nga leximi i Kur’anit, për shkak se me të përfitojnë të gjallët si dhe nuk ekzistojnë argumente të drejtpërdrejta që e legjitimojnë leximin e Kur’anit për të vdekurit, siç ndodh me haxhillëkun për të vdekurin, agjërimin obligim, sadakanë, duatë, etj.
Kulhuvallahi, apo sureja el-Ihlas siç quhet, padyshim se është pjesë e Kur’anit, andaj më mirë dhe më sigurt është që ju për nënën tuaj që tashmë ka vdekur të bëni dua – lutje, e jo të lexoni Kur’an. Pra, të bëni dua që Allahu ta shpëtojë nga zjarri i xhehenemit, ta shpërblejë me xhenet, etj.

Allahu e di më së miri!  


                                                                                    Muhamed Dërmaku

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.