Shkruar nga --
|
e martė . 05 gusht 2008 |
Kuran:
All-llahu i madhërishëm thotë: “O besimtarë, kini durim dhe jini të qëndrueshëm...” (Ali Imran, 200)
“Por kush duron dhe falë, ajo është nga punët e mençura”. (Esh-Shûrâ 43)
“...Kërkoni ndihmë për vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim është me durimtarët”. (El-Bekare, 153)
Hadithe:
Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu që thotë: “Pejgamberi alejhi ve selem kaloi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha: “Frikësoju All-llahut dhe bëj durim”. Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte të Dërguarin. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi ajo shpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit dhe pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: (O i Dërguari i All-llahut) “Unë ty nuk të kam njohur”. (Pejgamberi) Tha: “Durimi është në goditjen e parë (sepse atëherë është më së vështiri)”.
Transmetohet nga Enesi radijAllahu anhu që thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “All-llahu xh.sh. thotë “Nëse robin timin e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t'ia kompensojë me Xhennet”.
Thënie të Zgjedhura:
Njeriun e bëjn njeri 4 gjëra: Drejtësia, dituria, durimi dhe kursimi” (Thënie e një dijetari)
Durimi është i hidhur, mirëpo sjellë fruta të ëmbla. - (Ruso)
Me durim zbutet edhe princi, fjala e urtë then edhe gurin. |