MЁNYRA E ABDESIT

 
Hapa praktikė pėr ruajtjen e kohės nė Ramazan PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ---   
e shtunė. 05 korrik 2014

 Në muajin madhështor të Ramazanit muslimania duhet ta shfrytëzojë kohën në atë çfarë i sjellë fitim dhe lumturi në Ditën e Kiametit, dhe t’i pasurojë ditët dhe netët me atë çfarë e afron afër xhenetit dhe e largon nga zjarri i xhehenemit.

       



Kjo bëhet duke iu bindur urdhrave të Allahut dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij.

Që femra të jetë e kujdesshme për kohën e saj në këtë muaj duhet të ketë parasysh pikat që vijojnë: 

1- Mos të dalë nga shtëpia vetëm në rast nevoje ose për bindje ndaj Allahut. 

2- Të largohet nga shkuarja në treg dhe në veçanti në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Të mundohet që rrobat e Bajramit t’i blejë më përpara. 

3- T’iu largohet vizitave pa arsye, dhe nëse don ta vizitojë ndonjë të sëmurë të mundohet që mos ta zgjasë ndejën. 

4- T’u largohet mexhliseve të këqija, si: mexhliseve të gibetit , të thashethemeve, të  rrenës, të përqeshjes dhe mexhliseve të shpifjes ndaj të tjerëve. 

5- Të mos e humb kohën duke parë filma dhe telenovela ose duke i ndjekur kanalet televizive.

6- Të mos rri e zgjuar deri në agim, sepse, mund t’i kalojnë namazet pa i falur pasi ajo do të rri duke fjetur gjatë ditës.  

7- Të largohet nga shoqëria e keqe. 

8- Të ketë kujdes që mos ta kalojë shumicën e ditës në gjumë, pasi disa prej njerëzve flejnë pas sabahut dhe nuk zgjohen deri afër akshamit, e çfarë agjërimi është ky?!  

9- Të mos humb shumë kohë në përgatitjen e ushqimit.

10- Të mos e humb shumë kohën duke u zbukuruar dhe duke u angazhuar me rrobat ose duke qëndruar para pasqyrës.            

11- Të mos e humb kohën në biseda të gjata telefonike.
  

12- Të ketë kujdes nga bisedat që çojnë në konflikt se nuk ka dobi prej tyre por vetëm humbje kohe dhe rënie në haram. Dhe, nëse dikush i bën thirrje për konflikt ose e sulmon, vetëm le t’i thotë se është agjërueshëm.

Përktheu: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.