A lejohet tė jemi bashkė me tė? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e premte. 04 korrik 2008 |
Pyetje: Jam një vajzë 16 vjeqare dhe me pëlqen një djal ai i fal 5 kohët e namazit por në aspektin tjetër nuk është praktikues i fesë edhe aq. Deshta t’ju pyes a është e lejueshme të jemi bashkë me të natyrisht me pëlqimin e familjes.
Përgjigje: We alejkum selam! Motër e nderuar, qenke fort e re për të menduar për këtë gjë edhe pse me pëlqimin e familjes. Djali që ju pëlqen edhe pse thoni se i falë 5 kohët e namazit, por ju vet po e dëshmoni se nuk është gjithaq praktikues i fesë. Shtrohet pyetja çka ju pëlqen në të? Mos u ngutni, sepse martesa është fati i jetës dhe nuk bën që atë fat ta përcaktoni me emocion dhe të ndikuar nga gjërat tërheqëse të jashtme. Ju sugjerojmë me atë që ka sugjeruar i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Vajza kërkohet për katër motive; bukurinë e saj, pasurinë e saj, familjen e saj dhe fetarinë e saj. Gjeje atë që ka fe të pastër, përndryshe tu thafshin duart”.
Pra bën të jetë për qëllim edhe bukuria edhe pasuria e edhe familja, por jo duke anashkaluar anën fetare. Por të jetë fetare së pari, pastaj të shikohen edhe anët e tjera është gjithçka në rregull. E njëjta vlen edhe për mashkullin.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku |