MЁNYRA E ABDESIT

 
Hurma PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ---   
e premte . 29 shtator 2006
 
Transmetohet nga Selman ibn Amir ed-Dibbij se Muhamedi sal-all-llahu alejhi ve selem, ka thënë: "Kur bën ndokush iftar, le të fillojë me hurma, sepse ajo është begati, e nëse s'gjen dot, atëherë me ujë, sepse uji është i pastër." (Buhariu, Muslimi dhe të tjerë)


 Hurmat kanë qenë ushqim për banorët e Lindjes së Mesme për mijëra vjet. Pema e palmës mendohet se e ka origjinën nga Gjiri Persik dhe është kultivuar në kohët e hershme nga Mesopotamia në Egjiptin e Lashtë që në vitin 6000 para erës sonë.
Evidencat arkeologjike e dëshmojnë kultivimin e saj në Arabinë lindore që 4000 vjet para erës sonë. Fryti i kësaj peme quhet hurmë dhe ka një formë  ovale cilindrike me gjatësi nga 3-7 cm dhe 2-3 cm diametër dhe kanë ngjyra të ndryshme në varësi të varietetit.
Një racion prej 100 gramësh të hurmave të freskëta është një burim i mirë i vitaminës C dhe e furnizon trupin me 230 kcal (960kJ). Kur thahen, vitamina C humb.

Allahu i Madhëruar e ka përmendur hurmën në Kuranin Fisnik në ajetin:
"E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë(Merjemen) te një trup i hurmës. Ajo tha: "Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!" E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): "Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përroskë (uji)". E ti shkunde trupin e hurmës se do të bien ty hurma të freskëta. Ti pra, ha pi e qetësohu..." (Sure Merjem: 23-26)
Profeti Muhammed, alejhi selam, i ka kushtuar rëndësi të veçantë hurmave si pjesë e dietës së muslimanëve gjatë Ramazanit. Hurmat janë ushqim tepër ushqyes, sidomos për sheqerin e tyre natyror. Hurmat janë një ushqim i shkëlqyer për ata që agjërojnë.
Edhe mjekët që i trajtojnë pacientët e tyre me agjërim rekomandojnë që agjërimi të prishet me sheqere natyrore që gjenden në fruta dhe me ujë.

Transmetohet nga Selman ibn Amir ed-Dibbij se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: "Kur bën ndokush iftar, le të filloje me hurma, sepse ajo është begati, e nëse s'gjen dot, atëherë me ujë, sepse uji është i pastër." (Buhariu, Muslimi dhe te tjerë)
Hurmat i japin trupit sheqerin e nevojshëm dhe stimulojnë zorrët duke ulur shumë urinë dhe ulin konsumimin e ushqimit.
Profeti, alejhi selam, ka thënë: "Shtëpia që ka hurma, nuk e ndjen urinë." [Transmetuar nga Muslimi]. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.