Ēfarė tė bėj pasi burri nuk mė lejon tė mbulohem? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e premte. 27 qershor 2008 |
Pyetje: Burri nuk më lejon të mbulohem dhe për këtë mërzitem shumë. Çfarë më preferoni të bëj? Allahu ju shpërbleftë! Amin!
Përgjigje: Mbulesa është një obligim, që e vuri Allahu për femrat muslimane. Mbulesa është pastërti për nderin dhe dinjitetin e femrës. Ky obligim që është nga Allahu, nuk guxon të thyhet për hir të dëshirave të njerëzve qofshin ata edhe bashkëshortët që duhet dëgjuar për çdo gjë, përveç kur vije në pyetje ndonjë urdhër i Allahut. I Dërguari i Allahut ka thënë:
“Nuk respektohet asnjë krijesë në gjërat ku kundërshtohet Krijuesi (Allahu)”
Po të ishit e pamartuar do t’ju thoshim se mos u martoni për personin që ju pengon t’i praktikoni urdhrat e Allahut. Por pasi edhe ju vet keni ndryshuar pozitivisht dhe jeni bindur më vonë se duhet të mbuloheni, tani e kemi obligim të shikojmë mënyra se si të mbahet edhe lidhja martesore e qëndrueshme, por edhe urdhrat e Allahut në vend.Andaj bashkëshortit duhet t’i sqarohet se mbulesa është urdhër prej Allahut për femrën muslimane. Duhet të bisedoni me burrin sa më tepër deri sa të bindet se për ju është obligim dhe se edhe ai mban përgjegjësi dhe do të jep llogari për mëkatet tua, përveç për ato të vetat.
Muhamed Dërmaku |