MЁNYRA E ABDESIT

 
Ramazani, dėshmues pėr ty apo kundėr teje PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ---   
e premte . 12 korrik 2013
 Ramazani do të pyetet para Allahut për ty dhe nuk mund që ta shtojë asnjë të mirë që ti nuk e ke bërë, e as nuk mund ta humb asnjë të keqe që e ke bërë.




Motër e nderuar!

Ramazani është një sezonë e mirë për besimtarin që të përfitojë në adhurimin e Allahut.
Ramazani do të jetë dëshmues për ty apo kundër teje.
Ibnu el-Xhevzi ka thënë:
”Muaji i Ramazanit nuk është sikur muajt e tjerë. Asnjë populli nuk i është dhënë diçka e ngjashme sikur që i është dhënë këtij popullli. Mëkati në Ramazan është i falur, mundi në të është i lavdëruar, besimtari në të është i gëzuar, shejtanët në të janë të larguar dhe të shkatërruar.”

Ramazani është në mesin tuaj, pas pak ai do të largohet nga ju, e më pas do të dëshmojë për ju apo kundër jush. Ai është dëshmues për lumturinë tuaj apo për dështimin tuaj, dëshmues për mangësitë e veprave tuaja të mira apo për shtimin  e tyre. Ramazani do të pyetet para Allahut për ty dhe nuk mund që ta shtojë asnjë të mirë që ti nuk e ke bërë, e as nuk mund ta humb asnjë të keqe që e ke bërë.

Sa i vlefshëm që është ky muaj!
Nderojini ditët e tij me agjërim!
Ndërprejini netët e tij me të qajtur dhe me namaz! Ndoshta, do të jeni prej atyre që shpëtoni në botën e amshueshme, duke shikuar në fytyrën e Allahut dhe duke shoqëruar pejgamberin e Tij.
Muslimani nuk duhet ta humb sezonën e ibadeteve, por ai duhet të jetë prej atyre që garojnë në punë të mira. Allahu thotë në Kur’an: “E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që e lakmojnë të mirën.” (Mutaffifinë: 26). 

Pra, kujdesu motër e nderuar në pritjen e këtij muaji, duke bërë gara në punët dhe çështjet që vijojnë:
- Vendos të pendohesh sinqerisht dhe t’i kthehesh Allahut. Të kesh ambicie të larta në shfrytëzimin e Ramazanit me punë të mira. Ai që është i sinqertë me Allahun, Allahu është i sinqertë me të dhe ia lehtëson atij punët e mira.
Allahu thotë:
“Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë” (Ta ha: 82).

- Ta kesh në mendjen tënde se Ramazani do të jetë  vetëm disa ditë të caktuara të cilat kalojnë shumë shpejt. Ndoshta është Ramazani i fundit për ty.
Shtoji në të punët e mira. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
O Zot, na bëj jetën shtesë në çdo punë të mirë.” (Transmeton Muslimi).

- Të përfitosh shancën në këtë muaj për pastrimin e shpirtit tënd dhe të mësohesh me adhurime dhe përmendje të Allahut.
Allahu thotë: “...All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre...” (13:11)

- Ta kesh gjithnjë parasysh mbikëqyrjen e Allahut dhe të meditosh në emrat e Allahut gjatë agjërimit dhe namazit tënd. Ta ruash gjuhën tënde, shikimin, dëgjimin dhe të gjitha gjymtyrët e tua nga ajo që Allahu ka ndaluar. Allahu thotë: 
“Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm." (Kaf: 18)

- Të shpeshtosh përmendjen e Allahut. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Le të vazhdojë gjuha jote të jetë e lagur me përmendjen e Allahut.”

- Të shpeshtosh leximin e librit të Allahut me meditim, frikë dhe respekt. Libri i Allahut do të jetë ndërmjetësues për ty në Ditën e Gjykimit. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Lexoni Kur’anin, sepse, ai do të jetë ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit.” (Transmeton Muslimi).
Ibën Abasi ka thënë: ”Për mua është më e dashur që ta lexoj një sure me lexim të mirë dhe ta meditoj atë, sesa ta lexoj tërë Kur’anin.”
Kur hynte Ramazani, Imam Maliku e ndërprente leximin e haditheve dhe ligjëratat dhe fillonte me leximin e Kur’anit.


*Duhet kushtuar rëndësi të posaçme kohëve të çmuara, si:

1. Kohës para iftarit. I Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Tre personave nuk iu kthehet duaja e tyre: agjëruesit derisa të bëjë iftar,...” (Transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe).

2. Në mes të ezanit dhe ikametit. I Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thëtë: ”Nuk refuzohet duaja në mes të ezanit dhe ikametit.” (Transmeton Tirmidhiu).

3. Në një të tretën e natës. I Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Zoti ynë, zbret çdo natë në qiellin e dunjasë, në një të tretën e natës dhe thotë: “Kush më lutet Mua që t’i përgjigjem atij, kush më kërkon Mua që t‘i jap Unë atij dhe kush më kërkon falje Mua që ta fali Unë atë.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi). 

4. Përpjekja jote për ibadet në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, pasi në to është nata e Kadrit, dhe të mundohesh të bësh itikaf (të qëndruarit gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit në xhami). I Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kush ngritet natën e Kadrit me iman të plotë dhe shpresë në shpërblim i falen mëkatet e tij të kaluara.” (Transmeton Nesaiu nga Ebu Hurejra).
 
- Furnizimi i familjes sate është sadaka për ty. I Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Një të tretën, edhe një e treta është shumë, të jepësh nga malli yt është sadaka (lëmoshë), të furnizosh familjen tënde është sadaka, ajo që e han gruaja jote nga të hollat tua është sadaka dhe ta lësh familjen tënde të pasur, është më mirë se sa të kërkojnë nga njerëzit.” (Transmeton Muslimi).

- Mjerë për atë që nuk i falen mëkatet në këtë muaj. I  Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: ”Më erdhi Xhibrili (alejhi selam) dhe më tha: “O Muhammed kush e zë muajin ramazan dhe vdes, dhe nuk ju kanë falur mëkatet atij, ai futet në zjarr dhe Allahu e ka larguar atë. Thuaj: Amin! Thashë: Amin!” (Transmeton Taberaniu nga Xhabir ibn Semreh).

- Shpejto dhe garo në atë që e don Allahu (subhanehu ve teala) dhe kënaqet me të. Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)  ka thënë: ”Shfytëzoji pesë (gjëra) para pesë të tjerave: jetën para vdekjes, rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para se të bëhesh i varfër dhe  mosangazhimin para angazhimit.” (Transmeton Hakimi).

Bëhu me ata që thotë Allahu (subhanehu ve teala):

”Dhe ngutuni në falje mëkatesh nga Allahu juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe tokës, i përgatitur për të devotshmit.” (Ali Imran: 133).  

Përkthyen: Fatmir Raçi dhe Shaban Murati
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.