MЁNYRA E ABDESIT

 
Si mund ta lė duhanin? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 25 qershor 2008

Pyetje:
Si mund ta lë duhanin e pi qe tetë vite me rradhë?



Përgjigje:
Duhani si një dukuri e keqe që është mishëruar për shumë njerëz, ose thënë më drejtë shumë njerëz janë kurorëzuar me te, është i dëmshëm në çdo aspekt, por ç’është më me rëndësi fetarisht është i papranueshëm dhe Sheriati islam e dënon konsumimin e tij. Shikuar nga ky aspekti i fundit, e që është më i rëndësishmi, muslimani apo muslimanja duhet të ketë qasje fetare ndaj tij ashtu siç ka qasje ndaj çdo gjëje të shëmtuar dhe të papranuar fetarisht si alkooli, droga, vjedhja, gënjeshtra, mashtrimi, derdhja e pasurisë, djegia e gjërave të vlefshme, prostitucioni, imoraliteti, hipokrizia, etj.

Motër e nderuar, jo me 8 vite praktikë me duhanin, por edhe 18 e 28 e 38 e më shumë vite përvojë me të, njerëzit kanë arritur ta shkurorëzojnë atë përfundimisht. Ndërsa të tjerë qoftë edhe me vetëm 8 muaj, kanë hasur në vështirësi t’i shmangen duhanit dhe kanë dështuar. Fshehtësia qëndron në vendosmërinë e duhanpirësit. Kurse vendosmëria nëse lidhet për çfarëdo interesi apo personi që mund të lëvizin gjërat me lëvizjen e tij, është vendosmëri e përkohshme apo e luhatshme. Ndërsa, nëse ajo lidhet për Allahun, lehtë është të jeni besnike dhe ta ndani njëherë e përgjithmonë nga vetja e juaj. Ata që e lanë duhanin për hir të Allahut, e patën më lehtë dhe qenë të vendosur edhe nëse e kishin konsumuar atë me dekada të tëra. Ata që e lanë për hir të shëndetit, mjekut, shokut etj., lehtë e humbën luftën me duhanin, atëherë kur shejtani u tha se tash je mirë, apo mjeku ka gabuar, apo hatri im është më i madh se ai i shokut e kështu me radhë.

Duhani përveç të këqijave të shumta, e bën duhanpirësin adhurues të tij, që për hir të duhanit është në gjendje të sakrifikojë edhe shokët edhe rrethin, edhe fenë e edhe Allahun për pa e hetuar se në ç’rrugë po shkon. Allahu na ruajttë prej tij dhe dëmeve të tij!


                                                                             Muhamed Dërmaku



                                                                    

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.