Shkruar nga Bekir Halimi
|
e mėrkurė . 18 qershor 2008 |
Transmetohet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Pesë gjëra janë nga natyra e fitres (natyrshmërisë së pastër):
- pastrimi i vendeve të turpshme (mënjanimi i qimeve),
- synetllëku, rreth-prerja (cirkulacioni),
- shkurtimi i mustaqeve,
- mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat dhe
- shkurtimi i thonjve.” (Transmetojnë: Buhariu dhe Muslimi).
Kurse Abdullah Ibën Zubejri ka transmetuar nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Dhjetë gjëra janë prej fitres:
- shkurtimi i mustaqeve,
- lëshimi i mjekrës,
- përdorimi i misvakut (shkop aromatik shërben për pastrimin e dhëmbëve),
- larja e hundës me ujë,
- pastrimi mes gishtave,
- prerja e thonjve,
- mënjanimi i qimeve nga nënsqetullat,
- mënjanimi i qimeve nga vendet e turpshme,
- pastrimi me ujë pas kryerjes së nevojës së madhe.”
Transmetuesi thotë se e ka harruar të dhjetën, por thotë se ka mundësi që ajo të jetë shpëlarja e gojës. (Transmeton Muslimi). |