MЁNYRA E ABDESIT

 
Anemia PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e mėrkurė . 18 qershor 2008

Anemia pengon
zhvillimin e fëmijëve...

 





Anemia është një ndër çrregullimet më të shpeshta të gjakut, që rezulton nga pakësimi (renja) e numrit te rruazave te kuqe të gjakut në organizmin e njeriut. Ky lloj çrregullimi mund të sjellë probleme te pariparueshme shëndetsore, si rezultat i uljes se nivelit te Hb (hemoglobines), në rruazat e kuqe, e cila është një ndër komponentet përberes më të rëndesishem të rruazave te
kuqe të gjakut, që bën transportimin e oksigjenit në të gjitha indet e organizmit.
Te fëmijët pa gjak shohim një agresivi t e  t ë dukshëm, sjellje të dëmshme, paaftësi për të kuptuar siç duhet ato që u thuhen dhe një ndjenjë të
theksuar dembelizmi.
Që të parandalohen këto tipare sjelljeje dhe shqetësime, rekomandohet që fëmijët të
trajtohen
me vitaminën e hekurit. Ky parandalim është mirë të bëhet që kur fëmija është 4 muajsh.
Duke patur parasysh rëndësinë e kësaj situate, në shtëpi duhet mbajtur patjetër “vitamina
hekuri” e cila i jepet fëmijës derisa bëhet 12 muajsh.
Ndërkaq, vihet re se disa nëna i mundojnë fëmijët që të pijnë qumësht, veprim i cili krijon tek
fëmijët rrugën e urisë dhe më
pas sjell aneminë. Në të tilla raste rekomandohet që, nëse fëmijët
nuk e duan qumështin, në vend të tij të jepet kosi.

Çfarë duhet të
kemi parasysh për fëmijët anemikë?

- Duhet të tregoheni të
kujdesshëm për veshjen e fëmijëve për t i mbrojtur nga i ftohti.

- Kur fëmijët lozin, duhet t u ndryshojmë
kanotierën e djersitur menjëherë.

- Fëmijëve kur u bëjmë banjë, duhet t’u thajmë flokët patjetër.

- Fëmijët nuk duhen lejuar që të lozin në hyrjet e dyerve sepse janë më të ndjeshëm
ndaj rrymave.

- Në vend të e ujit të ftohtë, duhet t u jepet ujë me temperaturë normale.

- Fëmijët, për t i
mbrojtur nga anemia, çdo javë duhen ushqyer dy herë me mish.

- Mishi përmban
proteina që zhvillojnë muskujt e fëmijëve dhe ndalojnë aneminë.

-K
ëshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit.

-Për kurimin e kësaj sëmundjeje, në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. 

-Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër Anemisë.

-Gjithashtu karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga Anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

-Rrepa e kuqe, u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.

-Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.

-Fiku është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.