MЁNYRA E ABDESIT

 
Brengosem pėr fatin tim...! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 26 maj 2008
Pyetje: 
Jam një vajzë 30 vjeçare dhe ende nuk jam e martuar. Kam dëshirë të martohem por sigurishtit me 
lejen e Allahut, por ende s’po më del kismeti, ose edhe nëse kam ndonjë ofertë qoftë me mësit ato 
njëherë më paraqiten dhe 
largohen pa krye punë e pa asnjë arsye dhe për këtë gjë po 
merakosem. Një mbrëmje nëna më dha një dua të cilën nuk di se kush ia kishte dhënë babait tim,
por me siguri ndonje hoxhë, që ta lexojë 101 herë, por pasi nuk di arabisht dhe nuk e kuptoj kisha 
dashur të më tregoni se a është 
mirë që e kam lexuar këtë dua apo mos është diçka që nuk lejohet 
nga ana e Allahut.
Dhe, pa humbur kohë dua që ta shkruaj atë dua që ta lexoni ju dhe të më ndihmoni me
përgjigjen tuaj. ALLAHUME INI ESELUKE BIRESULIKE MUHAMEDIN HABIBIKE VE HALILIKE EN TUHALELI UKDETI AN 
KISMETIHA VEKSHIF ANHA DHULMETE SIHRIVE TETHIRIL AJNI JA HILALEL UKUDI VE JA QASHIFE 
DHULMI JA ALLAH JA ALLAH JA QERIM JA DHELXHELAI VELIKRAM.101 herë.


Pergjigje:
Motër e nderuar, ju dëshiroj fat të mirë në martesë të hajrit dhe sabër në kohën sa nuk jeni e martuar! Lus Allahun që t’ua mundësojë ta ruani nderin tuaj dhe të jeni prej besimtareve të devotshme! Duaja që ju e keni bërë, nuk është me përmbajtje të mirë dhe nuk ua preferojmë atë dua. Sidomos, përderisa nuk kemi argument nga Kur’ani dhe Sunneti për një dua të tillë, mendimi se duhet të lexohet me numër të caktuar është besëtytni dhe e papranueshme sipas mësimeve të Sheriatit. Pra, edhe përmbajtja e edhe mënyra e kësaj duaje janë të pabaza. Ju mund të bëni çfarëdo duaje që lidhet me martesën, që Allahu t’ju mundësojë një martesë të hajrit me një bashkëshort të ndershëm dhe të devotshëm. Duaja mund të bëhet në gjuhën shqipe pa kurrfarë pengese. Nuk është kusht që ajo të bëhet vetëm në arabisht.

Megjithatë, ju preferojmë të bëni këto dua të përgjithshme nga Kur’ani dhe Sunneti:

- “Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues” (Enbijaë, 39)

- “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e bashkëshortëve  dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit”. (Furkan, 74)

“O Allah, të lus Ty të më dhurosh udhëzim, devotshmëri, mbrojtje të nderit dhe pasuri.” (Sahih, transmeton Tirmidhiu, Ibën Maxhe dhe Ahmedi)

Allahu ju ndihmoftë dhe ju bëftë të qëndrueshme në fenë e Allahut!


                                                                                             Muhamed Dërmaku
 

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.