MЁNYRA E ABDESIT

 
Mllefi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shkelzen Kamberi   
e enjte . 22 maj 2008


 

                                                 
 Mllefi është një emocion i fortë.Mund të ketë rezultate destruktive edhe për ju edhe për ata që i doni. Mllefi i pakontrolluar mund të shpjerë deri te fjalosja, keqtrajtimi fizik, sulmi ose deri te vetëlëndimi. Përkundrazi, nëse e kontrolloni mirë mllefin, ai mund të jetë një emocion i dobishëm, që ju motivon të bëni ndryshime pozitive.

Problemet shëndetësore që mund të krijohen si pasojë e mllefit të pakontrollua
Vërshimi konstant me substanca kimike stresogjene është i lidhur me çrregullime metabolike, të cilat në distanca të fundit mund të shpiejnë deri te dëmtimi i sistemeve të ndryshme të organizmit. Disa nga problemet shëndetësore afatshkurtër dhe afatgjatë të cilat lidhen me mllefin e pakontrolluar janë:
- Dhembja e kokës
- Problemet e stomakut si dhembja
- Pagjumësia
- Ankthi i potencuar
- Depresioni
- Tensioni i lartë e gjakut
- Problemet e lëkurës si ekcema
- Infarkti dhe
- Insulti-pika në tru. 

Mënyra të padëshiruara për ballafaqim me mllefin
Shumë njerëz e shprehin mllefin e tyre në mënyrë joadekuate dhe potencialisht të rrezikshme, si:
Mllef eksploziv – Disa njerëz kanë një kontroll shemë të dobët me tendencë për shpërthim. Kjo mund të sjellë deri te sulmi fizik apo dhuna. Personi që nuk e kontrollon mllefin e tij, mund të izolohet nga familja dhe shoqëria. Disa njerëz që manifestojnë sulme të tilla, në fakt posedojnë një ndjenjë vetënderimi të vogël, ndërsa mllefin e tyre e shfrytëzojnë si mënyrë që t'i manipulojnë të tjerët dhe të ndjehen të fuqishëm.
Shtypja e mllefit - Disa njerëz mendojnë që mllefi është emocion i padëshiruar dhe zgjedhin që ta shtypin atë. Mllefi i shtypur shpesh kalon në depresion dhe ankth. Ka prej tyre që mllefin e zbrazin në viktima të pafajshme siç janë fëmijët.

Çka duhet të veproni për t’u qetësuar:|
Merrni avdes dhe falni namaz, nëse jeni në këmbë uluni e nëse jeni ulur ngrituni në këmbë  ose shtrijuni në tokë, lexoni  ose dëgjoni Kur’an, bëni dhikër, dëgjoni ilahi, lexoni çka ju pëlqen më së shumti, bëni ndonjë aktivitet fizik, dilni jashtë, vraponi ose merruni me sport. 

Si të ballafaqoheni me mllefin një kohë më të gjatë?
Ushtroni rregullisht. Është treguar se ushtrimi i rregullt mund ta përmirësojë disponimin dhe ta zvogëlojë stresin. Efekti mund të jetë i dyfishtë: ngarkesa fizike i djeg substancat kimike të stresit dhe ndihmon në prodhimin e të ashtuquajturave hormone të disponimit të mirë (endorfina dhe kateholaminet).

Si t'i edukoni fëmijët që në mënyrë të drejtë të ballafaqohen me mllefin?
Sugjerimet që vijojnë mund t'i ndihmojnë fëmijës tuaj që të ballafaqohet me ndjenjat e forta: 
- Trajtoni ndjenjat e fëmijës tuaj me respekt.
- I tregoni praktikisht shkathtësitë për zgjedhjen e problemeve.
- Nxisni një komunikim të hapur dhe të sinqertë.
- I lejoni ta shpreh mllefin e tij në mënyrë përgjegjëse.
- Sqarojani dallimin mes mllefit dhe agresivitetit.
- Dënojeni agresivitetin ose dhunën, por jo mllefin i cili është shprehur në mënyrë adekuate.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.