Ku ta hedhi hajmalinė qė e kam? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e premte. 21 mars 2008 |
Pyetje: Eselamu alejkum!Unë besoj në Zot, falem por e kam bërë një gabim. Kam një hajmali, s’e kam ditur se është gjynah dhe e kam mbajtur një apo dy javë por prej asaj dite që e kam kuptuar se është gjynah nuk e mbaj më. Por, kam rënë në hall se nuk di ku ta hedhi atë se s’dua të bëj asnjë të keqe se i frikohem Allahut. Allahu ju shpërbleftë me të mira! Përgjigje: We alejkum selam! Vërtet, bartja e hajmalive, sikurse edhe besimi në to, janë prej gjynaheve të mëdha sa rrezikojnë besimin e myslimanit, pra është haram. Përderisa e keni kuptuar një gjë të tillë dhe e keni braktisur hajmalinë që keni pasur, atëherë atë duhet ta djegni në zjarr. Kështu duhet të veprohet me to.
Muhamed Dërmaku
|