 Burri musliman nuk mund ta martojë femrën, e cila i takon njërës prej këtyre kategorive:
- gruaja e babait, qoftë e shkurorëzuar apo e ve, - nëna (duke përfshirë gjyshet në të dyja anët), - vajza (duke përfshirë edhe mbesat nga djali ose vajza), - motra (duke përfshirë motrat nga nëna dhe babai dhe motrat nga njëri prej tyre),- tezja dhe halla (duke përfshirë tezet dhe hallat e babait dhe të nënës), - vajza e vëllait (mbesa e tij) dhe - vajza e motrës.
Martesa e ndaluar për shkak të gjidhënies
- Nëna nga gjidhënia. Muslimani nuk mund të martohet me gruan, e cila i ka dhënë gji atij gjatë foshnjërisë, edhe nëse ka qenë vetëm një herë. Megjithëse disa dijetarë mendojnë se kushti, që gruaja të jetë e ndaluar është t’i japë gji atij pesë ose madje shtatë herë.- Motra nga gjidhënia. Sikur gruaja që bëhet nëna e fëmijës nga merita e gjidhënies, gjithashtu edhe vajzat e saj, që kanë thithur prej saj bëhen motrat e tij.Tirmidhiu transmeton prej të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se ka thënë: “Çka është e ndaluar për shkak të afërsisë së gjakut është e ndaluar për shkak të gjidhënies.” Kështu, martesa me motrat nga gjiri është e ndaluar.
Ndalesa për shkak të afërsisëKëto janë si vijojnë: - Njerka - gruaja e babait, qoftë edhe vetëm nëse janë kurorëzuar.- Vjehrra: Martesa me vjehrrën është e ndaluar prej kohës kur burri marton gruan (vajzën e saj), patën ose jo marrëdhënie seksuale. Vet akti i martesës i jep vjehrrës statusin e njëjtë si të nënës. - Vajza e gruas. Burri nuk mund ta martojë vajzën e gruas së tij nëse ai ka pasur marrëdhënie seksuale me nënën e saj (gruan e tij). E nëse burri e shkurorëzon gruan e tij para se të ketë marrëdhënie seksuale, ai mund ta martojë vajzën e gruas së tij. - Nusja e djalit – reja. Kjo grua është gruaja e djalit të vërtetë, jo e djalit të adoptuar.
Ndalesat e përkohshme - Motrat si dhe mbesa me tezet apo hallat si ortake (në një kurorë). Islami ndalon marrjen e dy motrave si ortake (në një kurorë) dhe e ndalon të jesh i martuar në të njëjtën kohë me gruan dhe tezen ose hallën e saj nga nëna ose nga babai. - Gruaja e martuar. Gruaja mund të martohet vetëm me një burrë në një kohë. Ajo mund të martohet me një burrë tjetër vetëm nëse burri i saj ka vdekur ose nëse ajo është shkurorëzuar ose nëse ajo ka plotësuar Idetin (kohën e pritjes pas martesës). - Femrat idhujtare derisa të bëhen muslimane. Muslimani nuk mund ta martojë gruan, e cila praktikon idhujtarinë (i shoqëron shokë Zotit në Hyjninë dhe Sundimin e Tij).
- Ndalimi i martesës së gruas muslimane me burrë jomusliman. Gruaja muslimane nuk mund të martohet me burrin jomusliman, pa marrë parasysh a i takon njerëzve të librit apo jo.
Më poshtë po paraqesim listën e femrave që janë të ndaluara për martesë:
FEMRAT E NDALUARA PËR MARTESË
1. NDALESAT E PËRHERSHME
a. NGA AFËRSIA E GJAKUT: - nëna, nëna e nënës, nëna e babës - vajza, vajza e djalit, vajza e vajzës - motra, motra prej nënës, motra prej babës - vajza e vëllait, vajza e vëllait prej babës, vajza e vëllait prej nënës - vajza e motrës, vajza e motrës prej nënës, vajza e motrës prej babës - halla, halla e nënës, halla e babës - tezja, tezja e nënës, tezja e babës.
b. NGA MIQËSIA - gruaja e babës - gruaja e djalit- nëna e gruas (ndalesa e tyre vjen në shprehje posa të bëhet kurora me të) - vajza e gruas (pasi të ketë marrëdhënie me nënën e saj)
c. NGA QUMËSHTI - nëna nga qumështi, nëna e nënës, nëna e babës - motra nga qumështi - vajza e vëllait nga qumështi - vajza e motrës nga qumështi - halla nga qumështi - tezja nga qumështi - vajza nga qumështi (që ka pi qumësht nga gruaja juaj) 2. NDALESAT E PËRKOHSHME - bashkimi i dy motrave në një kurorë - bashkimi i gruas me hallën e saj, i gruas me tezen e saj (në një kurorë) - martesa me më shumë se katër gra (në një kurorë) - martesa me paganen (idhujtaren) - gruaja e martuar - gruaja, derisa është në idet - gruaja e lëshuar mbi tri herë.
E njëjta gjë vlen edhe për femrat sa u përket martesës me meshkuj, p.sh. femrës i ndalohet të martohet me babin, gjyshin, djalin e djalit e kështu me |